AdZM Shkodër zhvilloi sot Analizën vjetore të vitit 2021!

0
149
Vazhdon tradita e analizave  vjetore të instucioneve  të ndrysh me në Qarkun Shkodër. Ndaj në një info në  rrjetet sociale   mësohet se:Patëm nderin që, rezulatet e punës t’i ndanim me znj. Majlinda Angoni, Prefekte e Qarkut Shkodër dhe z. Zamir Dedej, Drejtor i Përgjithshëm i AKZM!Kështu thuhdet në këtë info;Drejtori i AdZM Shkodër z. Agim Dardha paraqiti në përgjithësi rezulatet e punës së kryer gjatë vitit 2021, nga punonjësit e AdZM Shkodër, gjithashtu ai foli edhe mbi sfidat me të cilat jemi ndeshur gjatë vitit që lamë pas.
Disa nga rezulatet tona për 2021, janë si më poshtë vijon:
Database i florës është përmirësuar në të dhënat e mbajtura, si dhe janë shtuar specie të reja!
Database i faunës së egër ka një rritje prej 10% të specieve që janë objekt monitorimi krahasuar me vitin e kaluar.
 Zonat e Mbrojtura të Qarkut Shkodër janë vizituar nga rreth 50 000 turistë më shumë
se vitin e kaluar.
 Duke i kushtuar rëndësi të veçantë Edukimit Mjedisor, për herë të parë, kemi përgatitur Programin mësimor për Edukimin Mjedisor për 2021-2022!
 Në kuadër të nismave të pyllëzimeve dhe falë ndihmës së donatorëve janë mbjellë 19 600 fidanë të llojeve të ndryshme!
 Kemi zhvilluar dhjetra aksione pastrimi brënda territorit të ZM.
 Falenderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe banorë të komunitetit të zonave të mbrojtura, pa ndihmën e të cilëve nuk do të mund të arrinim relutate pozitive në punën tonë,
F A L E M I N D E R I T, sfida më të mëdha na presin për vitin 2022!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.