Camaj: Paralelja mes Serbisë së madhe dhe Shqipërisë natyrale, nuk është korrekte

0

Deputeti i Forumit Shqiptar,  nga radhet e LDSH-së, Nikollë Camaj, i pyetur nga Gezetari i “Vjesti”, mbi qendrimet që i ka shpalosur ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në Antema M, për “Ballkanin e Hapur” si “një uvertyrë për krijimin e Serbisë së madhe dhe kundërpeshës së saj – Shqipërisë brenda kufijve natyrorë”, deklaroi se Krijuesit e Malit të Zi të pavarur nuk e stabilizuan shtetin, për 15 vite, por krijuan një sistem të bazuar në krim të organizuar dhe korrupsion, me çka ia ngadalësuan rrugën evropiane, dhe as nuk mund të ketë rivizatim të kufijve në Ballkan “në këto rrethana gjeopolitike”.“Përpiqem të kuptoj shqetësimet e krijuesve të Malit të Zi sovran, por besoj se ata nuk mund t’ia kalojnë fajin të tjerëve për shqetësimin që kanë, sepse kishin 15 vite për të stabilizuar atë që e krijuam së bashku, sikur të kishin kultivuar vlerat evropiane. Por, siç e kam theksuar shumë herë, ata krijuan një sistem të bazuar në korrupsion dhe krim të organizuar, i cili e ndali agjendën evropiane, prandaj qytetarët i dënuan për këtë”, deklaroi Camaj.Ai tha se tani u takon disa të tjerëve që të përpiqen ta ndërtojnë Malin e Zi mbi ato vlera.“Nëse do t’i përmbahemi marrëveshjes, Mali i Zi do të jetë anëtarja e parë e BE, nëse jo, do të përfundojmë si ata para nesh”, theksoi Camaj.Nëse frika e tij (e Gjukanoviqit) ka bazë reale, atëhetë as kjo shumicë nuk do të zgjasë shumë. Mendoj se Mali i Zi ka forcë dhe mendë të mjaftueshme politike që të mos e humbasë këtë shans, për hir të interesave të të tjerëve, e aq më pak, për hir të interesave personale”, tha Camaj. Ai tha se asnjë zyrtar nga Shqipëria apo Kosova nuk e ka përmendur ndonjëherë qëndrimi për Shqipërinë në kufijtë natyrorë, ndërsa është diskutuar për “uverturën” e përmendur, prandaj “nuk është korrekte të bëhet një paralele e tillë”. Camaj pohoi se është ndër të paktët politikanë shqiptarë që ka qenë dhe ka shkruar kundër “Ballkanit të Hapur”, dhe për këtë është pajtuar me Gjukanoviqin, por për motive të ndryshme, siç del sheshit.
Camaj ishte kundër për shkak se “Kosova nuk ka qenë e përfshirë si partner i barabartë”, se në të kundërtën “do të ishte një zgjidhje afatgjatë për vendosjen e një marrëveshjeje të përhershme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, me çka do të fitonim Ballkanin pa turbulenca politike. Gjithsesi në gjithë këtë Histori edhe Malin e Zi e shoh si anëtar të barabartë”, dekalroi Camaj.Ndërkaq. Lidhur me këtë Kryetari i Partisë Demokratike, njeheri edhe Minsitri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, vlerësoi se Mali i Zi ka përvojë në drejtimin e politikës kombëtare, por edhe se “gjithnjë është zhvilluar fuqishëm kur ka qenë në bashkësitë më të mëdha shtetërore”.“Prandaj është në interesin më të thellë që ajo të jetë sa më shpejt anëtare e BE-së, por edhe të ketë marrëdhënie sa më të mira me vendet fqinje. Kjo do të thotë edhe me Shqipërinë, e cila ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Mali i Zi tani është kështu, ndaj nuk e shoh nevojën që të krijohet një lloj “ekuilibri frike” nga fqinjët tanë më të mëdhenj, perfundoi Gjeka.

Malesia.org

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.