Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është pezulluar. Ky ka qënë vendimi i arbitrit francez Delajod W., i këshilluar edhe me asistentët dhe me UEFA, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024
Kjo pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike dhe situata në stadiumin Arena Nationala (Bucharest) nuk duket aspak e qetë. Gjithashtu, në tribuna është shfaqur edhe baneri “Kosova është Serbi”. Skuadrat janë në dhomat e zhveshjes, në pritje të një vendimi përfundimtar. Vlen të theksojmë se Rumania është një nga vendet e Bashkimit Europian, të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.