Sezoni veror sjell vëmendjen edhe tek të vegjlit
Në kuadër të sezonit veror ‘KULTART’, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Drejtorisë Rajonale të Kulturës dhe në koordinim me Bashkinë Shkodër , trupa e Cirkut Kombëtar u rikthye në Shkodër.Drejtorja e turizmit në Bashkinë Shkodër Jorida Kurti thotë se aktivitetet do të vijojnë si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit me qëllim krijimin e larmishmërisë gjatë sezonit turistik. Pas shfaqjes së një jave më parë në plazhin e Velipojës, akrobatët dhe kllounët e talentuar me plot numra argëtues për fëmijët dhe jo vetëm, dhanë mbrëmjen e së mërkurës shfaqjen e radhës, në lulishten tek Shatërvani përballë Bashkisë Shkodër. Shfaqja u ndjek me shumë interes jo vetëm nga të vegjlit të cilët kaluan një mbrëmje me plot atmosferë nën lojën artistike të akrobatëve.