Shkodër/Aventura e regjisorit Leonard Bombaj

0
182
Shkodra bëhet pjesë e 1001 km në pedalim
Ka përshkuar mbi 300 km me biçikletë, duke kaluar në qytete të ndryshme, por ndjesinë që ka marrë në aksin Lezhë-Shkodër duke kaluar nga rruga e vjetër nuk e ka gjetur askund. Vështirësi dhe emocion thotë Bombaj janë përjetimet e gërshetuara teksa pedaloi drejt Shkodrës. Në shtator synon të rikthejë maratonën e mirënjohjes ku pjesë e saj do të bëhen rreth 100 pedalues. Bombaj u prit nga grupi Natyralistët dhe Bedat Dini, i riu i cili ka bërë mbi 1300 km me biçikletën e tij. Regjisori Leonard Bombaj dhe vajza e tij synojnë që të përshkojnë 1001 km me biçikletë, për 1001 netë në një film, e Shkodra, qyteti i biçikletave nuk kishte se si të bënte përjashtim nga kjo maratonë..!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.