Në një reagim në FCb kreu i PD M, Madhe Anton Kokaj , tregon arsyet e mos marrjes pjesë në mbledhjen e radhës së Këshillit….
Partia Demokratike zyrtare, nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe, si formë për t’u distancuar nga pazaret e 14 majit.
Ajo tavolinë e zaptuar, e marrë peng, sot tregoi qartë se kush janë ata që e shitën “Malësinë” dhe po keqpërdorin besimin e votuesve, duke punuar kundër interesave të qytetarëve dhe duke përmbushur të gjitha pikat e pazareve parazgjedhore.
Nuk e dimë sa shumë Tigra, Bena, Krifca paskemi pasur në mesin tonë, por ky tejkalim plani me numrin e fryrë të punësimeve në bashki,sidomos rritja e numrit të nënkryetarve në tre është komedia më e shëmtuar që keni vënë në skenë.
A thua jemi bashkia e “New York” dhe duhet “blinduar” me trefishim punonjësish, kur shërbimet që ofrohen nga kjo bashki, janë me standardet e botës së tretë…