Investimi pritet të përfundojë brenda tre muajve
Ka nisur nga puna ndërtimi molos ,pjesë e projektit të hyrjes së qytetit të Shkodrës .
Aktualisht po punohet për pastrimin nga bimësia dhe largimin e inerteve.
Qytetarët Shkodranë thonë se ky investim pritet t’i japë zhvillim kësaj zone, mjaft të frekuentuar kryesisht për shëtitje gjatë gjithë vitit
Pjesë e rikualifikimit të molos është dhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Zogajve.
Finanancues i këtij projekti është Qeveria Shqiptare, ndërsa zbatimi do të realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ky investim që kap vlerën e 965 366 eurove pritet të përfundojë brenda tre muajve.