E RINGRITUR MBI NJĒ DHIMBJE..

0
Poshtë dritares shikoja gjithmonë kopshtin tim.Vendi ku gjendesha më ngrohtë,midis pemëve që si kurorë rreth e qark më krijonin një imagjinatë të veçantë.Aty kujtoja çdo gjë të bukur dhe hidhërimet që në atë mjedis vinin përqark pa arritur të depërtonin në ato mori lulesh plot jetë.Afer tyre gjendej porta e madhe e shtëpisë,kishte ngelur pa rregulluar prej kohësh.Vrima të thella plumbi kishin lënë gjurmë dhe të muri përballë.Nje pjesë e grepit ishte akoma pa rregulluar…si atëherë!
Sapo kisha mbaruar studimet për inxhinjeri elektrike.Po akoma studjoja..shfletoja literaturë të huaj duke përkthyer pjesët që më duheshin.Prane shtëpisë sonë banonte një familje që asokohe quhej e deklasuar për shkak tē tradhtisë të vëllait të familjes që kishte qenë antar i byrosë politike.Shtepia ku i kishin futur ishte e vogël,pothuajse e shkatrruar,por sa hyjë brenda gjeje vetëm libra të vetmet që kishin shpëtuar nga egërsia komuniste.Njerzit e kësaj familje kishin intelekt të veçantë..lexonin si tē donin të ngrohnin sadopak ftohtësinë e mureve,tu tregonin njerëzve se ata ishin krejt normal,jo qenie pa vlerë.U njojta me djalin e kësaj familje, Ilirin..një djalë i arsimuar në fakultetin e mjeksisë..Po që s’ arriti dot të bëhej një mjek i zoti.E gjithë familja e tyre punonte në ndërtim.Mbasditeve unë shkoja në shtëpinë e tyre,merja libra,ose studjoja gjuhe të huaj me ndihmën e Ilirit.Miqesia ime me Ilirin erdhi duke u forcuar.Nje ditë kur u ktheva në shtëpi pashë operativin e zones që diç i thoshte babait tim.Pastaj ai më shikoi me egërsi dhe me një ngërdheshje në fytyrën e tij të zbrazët pa kurfarrë jete : ti vajzë po shoqërohesh me një njeri të rrezikshëm për shoqërinë tonë.Fytyra e babait u zverdh,në atë shikim të dashur pashë një përzjerje frike e dhembshurie.Kur u largua operativi i zonës babai më shikoi gjatë në sy, po nuk foli.Më hodhi dorën te supi im dhe më ledhatoi.Akoma nuk po arrija të kuptoja përse nuk duhet të rrija me atë familje..pse mos të shoqërohesha me Ilirin.Nje ditë Iliri u mundua të më shpjegonte se përse nuk duhet të shkoja tek ata..mesa duket lufta e klasave kishte hedhur rrënjë të helmuara në mëndjet e njerëzve.Cdo familje që kundërshtonte quhej armik i klasës.Urrejtja ishte futur si moral në psiqiken e njerëzve ku armiku shikohej si vemje e shoqërisë.Kisha dalë një mbasdite me Ilirin nga liqeni,befas pashë se po na ndiqnin dy persona veshur me pardesy të bardhë..në kokë mbanin kapele si të ushtarëve.U kthyem me të shpejtë në shtëpi.Cdo herë që dilja vura re se kisha një njeri që më ndiqte.Mendova se nuk duhet të shqetësohesha..nuk kisha bërë asgjë..përse duhet të kisha frikë.Kur organizuam mbrëmjen e fundit të fakultetit mendova të ftoja dhe Ilirin.Ate mbrëmje s’do t’a harroj kurrë.Ate ditë çdo çast,cdo qelizë u helmua.Pa filluar mirë muzika dera u hap me forcë dhe katër policë na rrethuan mua dhe Ilirin që po bëheshim gati të vallzonim.Na vunë prangat duke na quajtur armiq të popullit.Mu duk sikur gjithçka ngriu,bile dhe sytë e shoqeve u stampuan në qenien time.Na futën me zor në një makinë me dritare me hekura..Iliri dhe unë u perpoqēm të shpëtonim por grushtet dhe goditjet e policëve na lanë pa ndjenja.Kur u përmenda e gjeta veten të lidhur duar e këmbë.Atë çast m’u duk sikur mijëra ciflash mu futēn në sy duke më krijuar një pështjellim pa vetëdije.Iliri nuk ishte aty.Dhoma ishte plot më njolla gjaku nën një çimento të pisët.Perballē meje qëndronte një oficer që qeshte dhe diç bisedonte me ushtarin afër tij.Pastaj ashtu i ngrysur më kërkoi që të flisja kundër Ilirit…në rast të kundërt unë dhe gjithë familja ime do burgoseshim .Më dhanë dhe një letër ku duhet të firmosja për ngjarjet e pandodhura kurrë.Afēr meje në çimenton plot lagështirë ndodhej një trup lakuriq i gjakosur i një të burgosuri.Oficeri e qëllonte pa mëshirë trupin që më sa duket kishte humbur ndjenjat.Ne fytyrën e oficerit kishte vetëm egërsi,a thua kishte urrejtje patologjike për njerzit.Pastaj ai filloi torturat ndaj meje derisa humba ndjenjat.Dhoma ku më futën ishte një tmerr, krejt beton,e ftohtë me një dritare të vogël sa të merje pak ajër.E vetmuar mendoja lloj lloj gjërash për familjen time..për fajin tim të pakuptimtë ata po vuanin.Kishte ditë që rrija pa bukë e ujë.Kur i kisha humbur shpresat dhe po prisja vdekjen time në birucë erdhën dy policë,me tërhoqën zvarrë dhe më hodhën në makinë si një leckë.Pothuajse duart dhe këmbët nuk i ndjeja.Kur më nxorrën nga makina e pashë veten afër një spitali,te paktën kaq arrita të shquara pasi sytë i kisha gati të mbyllur nga torturat.Mē futēn në një dhomē ku ishin dy infermjere dhe një doktor i moshuar.Oficeri ju drejtua mjekut të vjetër..kjo vajzë nuk duhet të dalë prej këtej,ajo që sot e tutje është një e çmendur.Kur e kuptova se çfarë më priste bërtita mesa fuqi pata..u mundova të ikja por duart e infermjereve më gozhduan.Mē pas më çuan para një makinë të çuditshme..Po më hiqnin çdo pjesë të bukur e jetëshkurtër,po më shkulnin çdo ëndër..shpirtin po ma shkatërronin me ato hekura të ftohtë e të drithshēm.Cdo ditë bëja elektroshok,tableta pa mbarim..isha kthyer në një skelet me sy të hapur por pa jetë.Na nxirrnin në oborr dhe vetja më dukej si ai fëmijë që sapo kish mësuar të hithte hapat.Njerēz të çuditshëm loznin apo qeshnin pa kurfare ideje e lidhje..isha kthyer në një të sëmurë pa tru..
Një ditë një mjek i ri më mori në dhomën e tij dhe filloi të më pyeste.U mendova të bëja lidhjen e gjërave por ato më ngatēroheshin dhe çdo gjë pērhumbej.E pashë që lexonte diagnozën..përse kisha ardhur aty si armike e popullit..Më vështroi ngrohtë dhe më çoi në një dhomē afër zyrës së tij.Qē nga ajo ditë elektroshok nuk po bëja..tableta nuk po pija.Cdo ditë punonte me mua..filloi të më rikujtonte çdo gjë nga e kaluara..Fillova të rimarē veten, ndërkohë nuk flisja me asnjë dhe qëndroja vetëm në dhomë.Nje ditë mjeku vinë shumë i gëzuar në dhomën time..Mirela ti je e lirë..ky pushtet u rrëzua..Desha të thërrisja,por zëri im doli i ngjirur..me pak tinguj dhe ato të paktat që kishin ngelur nga hapësirat e shpirtit që dolën nga një tulatje ere në tufën e fletëve të shkruara nga avulli i njerëzve rënë në muzg.Aty mësova se Iliri nuk jetonte..E kishin pushkatuar.Te nesërmen familja ime erdhi dhe më mori nga ai ferr..nuk do t’a harroj kurrë mjekun me zemër të mirë.I kërkova emrin..por ai më përqafoi lehtë dhe më tha..ke një jetë të re përpara..jetoje.Po afroheshim te shtëpia,ajo qëndronte si unë e martirizuar me plumba të heshtur në çdo prag.Mbante dhimbje,zemēr të copëtuar nëne kur qante netēve,lot të hidhur rrëshqitur padashur nga faqja e babait.Por unë u gëzova ,se klithma iku,se jeta më solli prapë çastin,dashurinē dhe mirësinë që qëndrojnë mbi çdo urrejtje,mbi çdo hakmarrje…
RUDINA PAPAJANI.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.