NGA RUDINA PAPAJANI
Kur ndodh diçka e bukur,gjithcka zbret si ujëvarë nga flokët në rrahjet e shpeshta të zemrës. Keto flutura përshkojnë çdo kulm njerēzor, zbresin kodrinat shterp duke krijuar jehona të bukura mbi lisharshin e jetës.Dikur më pat thënë një mike e vjetër, se ti ke vesh të majtë për të kuptuar ishujt me gishtat shkumë që mundojnë shpirtin.Nuk di pse mu kujtua puthja e asaj dite. Po ecja në trotuarin e njomur nga vesa e sapo rënë, aty këtu lulet sapo kishin çelur nga një ngrohtësi e parakohshme e stinës. Flutura të verdha vërtiteshin mbi lulet e parkut ku po ecja e përgjumur. Me tërhoqi vëmendjen një plak i kërrusur që i zënë për dore me miken e tij i këndonte ëmbël pranë veshit. Mbi flokët e tij të bardhë binin petale lulesh nga një erë e lehtë qe sapo kish filluar. Nuk di pse ai plak mu duk si stina e marsit që këngën e kërkonte në qiell dhe puthjen te rrezja e diellit.Sapo isha njohur me Fredin dhe në ato takime sporadike po mundohesha ta njihja më mirë. Seç kishin sytë e tij, një shkëlqim, një dritë që buronte nga brendësia. Sa herë e shikoja për çudi zbuloja një enigmë. Një ndiesi. I kuptoja lulet e shpirtit, fjalët e heshtura që flinin brenda por zgjateshin nga drita e syve.Rrinim shumë herë pa folur, shiheshim në sy.A thua enigma po zbulonte nektarin, gjurmēt e fshehura. Pēsoja njē dridhje sa herë e shikoja, duart më dridheshin dhe fryma më mbahej në atë gulshin e padalē.Po afrohesha te stoli ynë, aty afër një trëndafili që vizitohej çdo ditë nga një trumcak i vogël. Sa herë ai largohej era e trëndafilit përhapej më shumē, a thua po merrte jetë dhe mbushej me energji të reja.Fredi ishte aty, më priste. E ndjeva se diçka po linde brenda meje,vetem se ajo ndiesi tulatej, flinte, zgjohej sërish për të mos qenë mē vajza e ndrojtur. U kapēm lehtë nga duart dhe Fredi desh të më thoshte diçka rrēzë veshit, por fjalët humbën kontrollin, u trazuan me gjuhën e lagur dhe u shndruan në një puhizë të lehtë që era e përcolli më tutje. Ne ecëm më gjatë dhe mijëra dehje u shpërndan në parkun me lulet eremirē. Gjurmët tona u fshinë, por u zëvendësuan me të tjerë hapa që u ulēn në stolin tonë. E sërish puthje. Mijëra aroma dehēse….