Një ftesë nga mikja jonë Vitore Stefa per në Trieste sebashku me Kozeta Zavalanin bëri që të kalojmë ditë pune, miqësie të mirë dhe relaksi. Mikpritja e Vitores dukej qartë që në fillim në buzëqeshjen dhe përqafimin e saj të ngrohtë. Befasimi im i parë në shtëpinë e saj që ngjante me një muzeum biografik që duhet patur në konsideratë si një grua që ka bërë dhe dhënë shumë për shqiptarinë. Shumë çmime, vlerësime, takime me përsonalitete nga disa fusha si të kulturës, artit, politikës etj në aktivitete të ndryshme me sa e sa vizita që secila kishte mjaft fjalë plr të thënë. Të nesërmen pas një udhëtimi të këndshëm shkuam te
Shoqata kulturore ILIRIA qē është themeluar në vitin 1998 e funksionon në bregdetin Slloven me Kryetar atdhetarin Heset Ahmeti, i cili na njohu me shumë aktivitete të ndryshme, kulturore atdhetare e humanitare. Një shoqatë në Slloveni duke theksuar vështirësitë e punës për shqiptarët në një vend të ish Jugosllavisë ishte për tu admiruar vërtetë. Puna e madhe në shërbim të identitetit shqiptar të Hesetit në shoqatën e tij ishte plot veprimtari e thënë ndryshe një libër voluminoz në shërbim të identitetit shqiptar. I dhuruam disa libra Zotit Heset i cili në këmbim na dhuroi revistat e aktiviteteve të bëra nga shoqatata e tij. Zyra e shoqatës ishte mbushur me simbole, figura e libra shqiptare. Vizituam Bibliotekën qendrore në Capodistria dhe Cattedralen di San Giusto në Kopër të Sllovenisë. Vitorja për ne kishte siguruar qëndrimin për një natë në Hotel Delfin me 4 yje me një pozicion të jashtëzakonshëm buzë detit, pikërisht mbi marinën e Izolës. Së fundi kishim nevojë dhe për relaks në pishinat e këtij hoteli të cilën e shijuam sëbashku me një numër të madh pushuesish. Përveç relaksit në ujrat e pishinës dhe të atyre me hidromasazh të ndjeknim një paket ushtrimesh gjimnastikore të cilat na shërbyen shumë. Në darkë në Casino Lipica e Metropol në Portoroze vende me gjithë kënaqësinë që të japin nuk kemi mindësinë ti ndjekim në Shqipëri
…
Dita trete
Pishinë relax te Delfini. Shetitje në Trieste : Piazza Unita, Porti i Triestes, Piazza San Antonio, obelisku Teresia d’Austria etj.
Dita katert
Vizitë te Kështjella Miramare që mbart me vete një legjendë për Maximiliano & Charlotte. Mjedise të magjishne dhe një muzeum me mjaft histori. Gjithë mjedisi rrethuar me lule, bimë e druret nga Meksika. U ndërtua midis viteve 1856 dhe 1860 me urdhër të Kryedukës Maximilian të Habsburgut pas vdekjes tragjike të Maximilian në 1867 në Meksikë dhe largimit të Charlotte për në Belgjikë. Perandorit të Meksikës, i cili e zgjodhi atë si një rezidencë private për veten dhe gruan e tij, Princeshën Charlotte të Belgjikës. Ndërtesa del në det dhe ka një pozicion panoramik magjepsës. Parku mbulon një sipërfaqe prej 22 hektarësh dhe merr tiparet e kopshtit të peisazhit anglez. Ne darkë Casino Lipica
Dita e pestë
Një udhëtim i lodhshëm por shumë i këndshëm me miket e mia Vitore Stefa dhe Kozeta Zavalani në Slloveni- Koper, Portorose, Piran dhe në Isola në Slloveni ku kaluam një drekë te këndshme pranë detit në Restorant Terasa Parangal me pronar shqiptarin nga Kosova. Ne darkë Casino Lipica
Dita e gjashtë
Shpella e Postonjës-Slloveni
E para ku kalon një tren turistik dhe më e famshmjs në Europë ne prej 24 kilometrash dhe funksionon prej 140 vjetësh. Shpella përshkohet nga një tren rreth 3.5 kilometra dhe zgjati rreth një ore e giysmë. Pastaj 1.5 kilometra i bëme në këmbë përgjatë uravectë krijuara. Udhëtimi zgjati rreth një ore e giysmë. Kishte rreth 300 vizitorë këtë ditë. Pergjate udhetimit pane nje rrjet te gjere nentokesor galerish dhe korridoresh karstike me stalaktide dhe stalakmide. Stalagmiti më i madh ishte 16 metrash dhe quhet Rrokaqiell (Skyscraper).
Llambadarët befasues prej xhami që vareshin nga tavani i shpelles, krijojne nje atmostere pothuajse perrallore. Ne shpelle pamë siperfaqet e nxira nga benzina e djegur nga Lufta e Dytë Botërore. E veçantë ishte “Bebi dragon” në një një akuarium prej xhami.
Një shpellë magjike vërtetë pa hezitim mund ta quaj dhuratë e bukur e natyrës.
Dita e shtatë
Një takim pune, miqësor dhe të rëndësishëm me Kryetaren e Shoqatës Arbëria në Trieste Znj Adela Shehu e cila na njohu me gjithë aktivitetet e saj nga Shoqata Arbëria. Shkëmbim eksperiencash dhe projekte bashkëpunimi për të ardhmen. Dhuruam disa libra për Shoqatën Arbëria për të cilat na falenderoi Adela për një mundësi prezantimi në shoqatën e saj. Shpresoj të ritakohemi tashmë me pikësynimi të qarta bashkëpunimi. Pastaj shkuam tek Giardino Tommasini ku kishte plot figura të njohura të kulturës,artit dhe jo vetëm me plot mjedise relaksuese. Mbasdite në shtëpi për qefin tonë ashtu me thjeshtësi por me respekt me miket italo-shqiptare. Një udhëtim i ngjeshur, i bukur, formues dhe relaksues. Faleminderit Vitore Leka që na mundësove këto ditë përjetime të këndshme!