Shkoder , LSI bënë prezent katër probleme për arsimin

0
LSI Shkoder , shpreh shqetesimin për situaten në shkolla , pasi nuk shohim vleresimin e duhur nga institucionet përkatese për kohen e vështire që po kalojme ! Sherbimi shëndetesor vendorë ka njoftuar për 10 mësues të infektuar nga covid – 19 , ndërkohë që sipas informacioneve tona ky numër është më i madh ! Gjë që tregon se sa shumë rëndesi u duhet kushtuar masave parandaluese në shkolla si dhe testimeve të shpejta . Duke u uruar sherim të shpejtë këtyre mësuesve , kërkojmë që zyra vendore e arsimit dhe sherbimit epidemiologjik Shkoder , të tregohen më transparent për këtë situatë në shkolla , dhe të marrin gjithë masat e duhura për ta pasur gjendjën nën kontroll , pasi rreziku i infektimit gjatë kësaj periudhe vjen dhe rritet . Ne nuk dëshirojmë që të mbërrihet në një pikë sa shkollat të mbyllen , por zyra vendore e arsimit duhet të jetë e përgatitur edhe për një fazë të tillë që dikton zhvillimin e mësimit online që të mos gjinden të papërgatitur si për universitetet !
Në këto kushte , LSI Shkoder kërkon që zyra vendore e arsimit Shkoder të deklarohet sa më parë se cilat janë mundësite e rreth 80 shkollave që ajo mbulon në qytet dhe në fshatra , për zhvillimin e mësimit online , sa të përgatitur janë mësuesit e nxënesit , si dhe cila është gjendja e infrastruktures që kërkohet ne raste te tilla ! LSI Shkoder i drejtohet zyres vendore të arsimit dhe Bashkise Shkoder , që sa më shpejt të rekordojne masat e marra për ngrohjen e shkollave gjatë dimrit , pasi koha nuk pret , dhe të deklarohen publikisht për ketë detyrim ! LSI Shkoder denoncon vonesen e treguar për zgjidhjen e problemit të transportit të mësuesve për në shkolla ! Edhe pse po bëhen 2 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor , akoma mësuesit nga qyteti e sigurojnë vetë transportin për në fshatra , pasi akoma zyra vendore e arsimit dhe drejtoria rajonale arsimore nuk i kanë përfunduar procedurat e tenderimeve për transportin e mesuesve ! Justifikimit se mësuesit rimbursohen , i ka kaluar koha , pasi transporti u kushton më shume se parate e rimbursimit ! Për këto 4 probleme të rëndësishme , me të cilat ballafaqohen sot shkollat e Shkodres , LSI kërkon që sa më parë Institucioni i Prefektit të Qarkut të Shkodres të zhvillojë një analizë rreth kësaj gjendje , dhe të përcaktohen detyrat për secilin !
LSI Shkoder është e vendosur në përkrahjen e mësuesve , nxënësve dhe prindërve , për të gjitha shqetësimet që kanë të bejnë me shkollat!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.