Preg: B. Tufa
Pas ndeshjes ndaj Volfsburgut në Europa League, dy futbollistë titullarë i japin lamtumirën skuadrës së Kukësit.
Ish-kapiteni dhe mesfushori Besar Musollit “stacionohet” te Gjilani në Kosovë, ndërsa “playmaker”-i Eduart Rroca bëhet pjesë e skuadrës Istanbulspor, pjesëmarrëse në kategorinë e dytë të Turqisë.
Vendin e Rrocës te verilindorët, pretendohet ta zejë braziliani Matheus Leiria dos Santos, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe do të luajë me fanelën me numër 10 të Kukësit.