110 Vjetori i rënies tragjike të Patër Andre Gjekaj alias Luli Vuksani Gjurrashaj në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York

0
164
-Kisha Katolike « Zoja Shkodrës » : Orë përkujtimore 110 vjetori i vrasjes së Patër Andrea Gjekaj-
Nga Beqir SINA – New York
Në kishën e “Zojës Shkodrës” në Nju Jork u mbajt mesha përkujtimore nga Fater Mirash Marinaj në Tuz , një orë përkujtimore dhe u shfaq filmi dokumentar kushtuar patër Andre Gjekajt – i lindur Luli Vuksani Gjurashaj  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
NEW YORK : Të djelën e Meshës , në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës në Nju Jork, besimtarët katolik dhe komuniteti shqiptar përkujtuan 110 vjetorin e vrasjes së meshtarit fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaji (Lul Vuksani Gjurashaj).Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz të ulur
I cili u tha se ishte i përkushtuar ndaj ruajtjes së vlerave kombëtare, dhe vdiq në vijën e luftës deri sa po ndihmonte të varfërit, të vrarët e të plagosurit në luftën e Shkodrës.
Me këtë rast u mbajt edhe një meshë dedikuar këtij martiri të fesë dhe kombit nga Fater Mirash Marinaj dhe Fater Viktor Delaj- ndersa foli me kete rast per jeten e vepres se Fatër Andre Gjekaj edhe famullitari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Më pas meshës dhjetra besimtar dhe perfaqësues të komunitetit përfshirë edhe drejtues të disa shoqatave nga vend origjina , aktivist dhe shkrimtar u mblodhën në qendrën kulturore pranë kësaj kishe ku u mbajt një orë përkujtimore të cilën e drejtojë kryetari i shoqatës « Trieshi » Kol Cacaj.Mund të jetë një imazh i 3 persona, ekran dhe ambiente të brendshme
Ora përkujtimore nisi me shfaqjen e filmit dokumentar « Martir i Kishës dhe Kombit » një filmi dokumentar i metrazhit të gjatë përgaditur nga TvBoin në Tuz në vitin 2021.
Në ndërkohë për jetën dhe veprën e meshtarit fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaj, folën Prof. Gjon Fran Ivezaj dhe ish gazetari i Zërit të Amerikës Gjek Gjonlekaj , dhe përshëndetën mikëpritësi i kësaj përkujtimore meshtari Pjetër Popaj dhe Fra.Marash Marinaj dhe në emër të Federatës PanShqiptare Vatra, nënkryetari i saj Dr. Pashk Camaj.
Folësit thanë se Meshtari fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaji (Lul Vuksani – Gjurashaj), sipas tyre jo shumë i njohur për shqiptarët e trevave të tjera, përmendet akoma në këngët e rapsodëve të Malësisë së Madhe.Mund të jetë një imazh i 1 person Ai ra heroikisht në frontin e Shkodrës, gjatë luftës së vitit 1911, duke kryer detyrën e kapelanit ushtarak, duke bekuar e varrosur të vdekurit me të gjitha Sakramentet e krishtera. Ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, duke u kujtuar nga populli si martir.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë
Në fund të kësaj përkujtimore në emër të familjes së meshtarit fraceskan Patër Luli Andrea Gjekaji, alias Lul Vuksani – Gjurashaj nipi i tij Nikoll Gjurashaj me familjen, faleminderuan ngrohtësisht organizatorin e këtij eventi, folësit dhe pjesëmarrësit , ndërsa dhanë edhe një drek të bollshme pregatitur me ushqime e pije tradicionale për respekt të kësaj përkujtimore.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.