𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐓𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 “𝐌𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐫 𝐢 𝐌𝐚𝐝𝐡” 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬: 𝐒𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐣 𝐟𝐫𝐲𝐦𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣!

0
165
Me anë të një ceremonie të veçantë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot kampionë shqiptarë, të spikatur në sportin e mundjes.
Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Kreu i Shtetit dekoroi Mentaz Allajbegun (pas vdekjes): “Me mirënjohje ndaj kontributit të tij të çmuar, të dhënë në zhvillimin cilësor të sportit të mundjes në Shqipëri. Në vlerësim për zhvillimin dhe promovimin e mundjes në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët, duke përgatitur kampionë dhe medalistë të shquar në lojërat olimpike dhe botërore.”;May be an image of 5 people, people standing and indoor
Zotin Nikoll Grimaj: “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe rezultatet e larta të arritura në sportin e mundjes së lirë, si sportist kampion me ekipet e ‘Vllaznisë’, ‘Luftëtarit’, ‘17 Nëntorit’, ‘Dinamos’ dhe Ekipin tonë Kombëtar duke u dalluar për përfaqësimin me dinjitet të mundjes shqiptare në veprimtaritë ndërkombëtare.”; si dhe zotin Besnik Shehu: “Me mirënjohje për rezultatet e larta të arritura si kampion në sportin e mundjes klasike me ekipin ‘Studenti’ dhe Ekipin Kombëtar, duke spikatur si trajner në përgatitjen e mundësve cilësorë, dhe përfaqësimin me dinjitet të mundjes shqiptare në arenën ndërkombëtare”.
Ndërsa me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u vlerësua zoti Kujtim Nina: “Me mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe promovimin e mundjes tradicionale shqiptare, i vlerësuar për mbështetjen financiare ndaj sportistëve të mundjes dhe xhudos, për përfaqësimin cilësor të tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar sportistëve, familjarëve dhe kolegëve të tyre të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh:
“Është kënaqësi të mblidhemi përsëri me këtë komunitet të jashtëzakonshëm të këtij sporti ndër më të vjetrit të njerëzimit, por edhe të vendit dhe popullit tonë.
Jemi këtu për të vlerësuar disa personalitet dhe kontribues në këtë sport kaq tradicional dhe popullor, por njëkohësisht dhe shumë të suksesshëm.
Vlerësojmë sot zotin Mentaz Allajbegu, i cili u nda nga jeta para disa vitesh, por që kujtohet gjithmonë me respekt edhe nderim, për atë pasion dhe punë të palodhur, për zhvillimin e mundjes në të gjitha trevat shqiptare.
Me rezultate e tij të shkëlqyera, jo vetëm tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, por dhe me kontributin e tij historik në zhvillimin cilësor të mundjes në vendin tonë, ai dha kontribute të veçanta për të rritur profesionalizëmin dhe njëkohësisht për të ngritur në nivele të larta përfaqësimin e Ekipit tonë Kombëtar.
Falë këtij përkushtimi dhe vlerave të tij profesionale, për 10 vite, ai punoi si kryetrajner i Ekipit Kombëtar, duke përgatitur talente, që u renditën deri në vendin e tretë në botë, ku një nga kampionët e tij është dhe mundësi i jashtëzakonshëm, Sahit Prizreni.
Zoti Mentazi ka përgatitur kampionë dhe medalistë të shquar shqiptarë në trevat shqiptare, që kanë fituar tituj olimpikë, botërorë, europianë dhe ballkanikë, si kampioni olimpik dhe botëror, Shaban Tërstena, nënkampioni olimpik dhe kampioni i botës Shaban Sejdiu, e shumë personalitete të tjera të këtij sporti.
Jemi sot për të nderuar një mundës të jashtëzakonshëm Nikoll Grimaj, që në stilin e lirë dhe mundjen klasike, shpalli kampion ekipet e ‘Vllaznisë’, ‘Luftëtarit’, ‘17 Nëntorit’, ‘Dinamos’, si dhe që ka përfaqësuar me dinjitet mundjen shqiptare në shumë aktivitete ndërkombëtare me Ekipin Kombëtar.May be an image of 10 people, people standing and indoor
Zoti Grimaj, për vite me radhë është shpallur kampion kombëtar në mundjen klasike dhe në vitin 1984 fiton Medaljen e Artë në Spartakiadën e 5-të Kombëtare.
Ai po kështu përveç se një mundës shumë i suksesshëm, ka qenë edhe një trajner i suksesshëm i mundjes klasike i ekipit ‘Dinamo’ dhe Ekipit tonë Kombëtar. Me këtë rast unë e përshëndes edhe nga distanca, duke e falënderuar për mesazhin e tij përmes të cilit, ishte i pranishëm në këtë ceremoni.
Një tjetër mundës i suksesshëm është Besnik Shehu, sportist në mundjen klasike, kampion i ekipit ‘Studenti’ dhe anëtar i Ekipit Kombëtar. Zoti Shehu ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen e ekipeve zinxhir në sportin e mundjes në KS ‘Studenti’, duke u shpallur për disa vite kampion.
Puna dhe rezultatet e tij si trajner i përkushtuar me ekipet e ‘Tiranës’ dhe ‘Dinamos’, bënë që zoti Besniku të jetë një nga trajnerët më të suksesshëm në Ekipin Kombëtar.
Suksesi i punës së tij si trajner kulmon edhe me rezultatet e larta të mundësit tonë Elis Guri, me fitimin e titullit kampion bote më pas prej tij. Një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e mundjes tonë ka dhënë për vite me radhë zoti Kujtim Nina.
Zoti Nina ka mbështetur financiarisht dhe shpirtërisht sportistët e mundjes dhe xhudos, duke rritur mundësinë e përfaqësimit cilësor të këtyre sporteve në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Për angazhimin e tij të vazhdueshëm, ai është zgjedhur nga komuniteti i mundjes shqiptare, si zëvendëskryetar i “Shoqatës Kombëtare të Mundjes” dhe është nderuar me tituj nderi dhe mirënjohje nga shumë klube dhe shoqata sportive.
Me pasionin, përkushtimin dhe rezultatet e larta, ju të gjithë u bëtë personalitete në sportin e mundjes, duke fituar simpatinë e sportdashësve anembanë vendit.May be an image of 15 people, people standing and indoor
Puna dhe sukseset e merituara i bënë këto personalitete një shembull frymëzimi në edukimin e sportistëve të rinj, për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti me tradita kombëtare, në mënyrë që të kemi rezultate edhe më premtuese në të ardhmen. Ndaj ky eveniment përveç se vlerësimin për këto personalitete është edhe një mesazh tjetër që të bashkohemi edhe më fortë pranë vlerave që trashëgojnë dhe të angazhohemi, që ky sport i bukur dhe burrëror, të kthehet në një pasion edhe më të fort tek rinia e sotme, për të shfaqur talentin e tyre dhe për t’u bërë edhe ata kampionë të mëdhenj.
Dëshiroj me zemër që mundja dhe sporti ynë, të ketë edhe më shumë mbështetje, solidaritet dhe respekt.
Me këtë rast ju uroj të gjithë juve dhe familjeve tuaja mbarësi.”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.