KUJTESË PËR 73 VJETORIN E KRYENGRITJES SË KELMENDIT

0
1018
Eshtë përkujtuar 73 vjetori i përballjes së malësorëve të Kelmendit me diktaturën. Përkujtimi i kësaj ngjarje , është rikthim në kujtesen e njëres prej ngjarjeve më lapidare në historinë e kësaj treve kreshnike.

Me kryengritjen e parë anti-komuniste në Evropë prijësi legjendar Prek Cali u ngrit në këmbë për të mbrojtur lirinë e vendit . Sot pas 73 vjetësh bijtë e diktatorëve të rilindur prekën në Kullën e trimit duke e shembur atë që nuk e bënë ushtritë e huaja , por e bënë një grusht njerëzish pa moral e pa gjak shqiptari.Kështu nga Kelmendi Legjendar ësht֝ë sjellë në kujtesë kryetrimi Prek Cali e shokët e tij , të cilet vazhdojnë të mbretërojnë , se janë heronj , martirë dhe atyre ju takon lavdia e mirënjohja e gjithë shqiptarëve kudo që janë . Eshtë shprehur kështu nder të tjera kryetari I PD , dega M.Madhe z. Anton Kokaj.Në këto ditë dimri të vështira për gjithë qytetarët e malësisë të cilët gjenden në kushte ekstremisht të vështira ekonomike si pasojë e keq qeverisjes ju bëjmë thirrje të bashkohen pranë Partisë Demokratike që të gjithë bashkë të ndalojmë të keqen e madhe , qeverine e krimit dhe drogës.Duhet një kryengritje tjetër për të ndaluar revanshin e këtyre banditëve që duan të vendosin një diktaturë të re , Nderkohë që në fjalet e tyre pershendetëse para banorve të Kelmendit , sekretari i Unionit mbarkombetar dega M.Madhe të ish të perndjekurve politik Rexhep Curri , apo edhe të deputetve Lorenc Luka e kryetares së Bashkisë Shkoder Voltana Ademi , ështe vlersuar kjo ngjarje historike si më të lavdishmet në historinë e kësaj treve .

Foto në Kelmend : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.