Vllaznia ngjitet provizorisht në vëndin e 3-të, duke pritur ndeshjen Kukësi – Partizani

0
75

Vllaznia triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Kastriotit, në sfidën e vetme të zhvilluar ditën e sotme në kuadër të javës së 5-të të Superiores, e cila do të mbyllet ditën e nesërme me supersfidën Kukësi-Partizani që do të zhvillohet në orën 15:00 në “Kukës Arena”.vllaznia - kastrioti

 

Me triumfin ndaj krutanëve, skuadra e Mirel Josës, u ngjit në vendin e 3-të në renditje me 9 pikë në 5 ndeshje, po aq sa Partizani që mban vendin e dytë me golavarazh më të mirë se shkodranët. Ndërkohë për sa i përket Kastriotit, skuadra e Çelës është pozicionuar në vendin e 7-të me 5 pikë në 5 ndeshje. Kujtojmë që në 3 sfidat e tjera të javës së 5-të të luajtur të premten dhe të shtunë, triumfuan Erzeni dhe Tiranë, ndërkohë që Bylis dhe Egnatia ndanë pikët mes tyre.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.