Për herë të parë ka nisur në plazhin e Velipojës “LAS Art Festival”, një risi kjo për bregdetin shqiptar, ku arti merr jetë në një formë ndryshe, përmes skulpturave në rërë.
Velipoja është kthyer në një pikë takimi të artistëve të njohur ndërkombëtar dhe atyre nga Shqipëria e Kosova, që po i japin një tjetër dimension zhvillimit social- kulturor të kësaj perle të turizmit.
Bashkia Shkodër ka kënaqësinë gjithmonë të jetë në mbështetje të iniciativave të tilla, me synimin për të krijuar një traditë që e kthen Velipojën, në axhendën e artistëve të njohur në mbarë botën.