
Velipoja është kthyer në një pikë takimi të artistëve të njohur ndërkombëtar dhe atyre nga Shqipëria e Kosova, që po i japin një tjetër dimension zhvillimit social- kulturor të kësaj perle të turizmit.

Bashkia Shkodër ka kënaqësinë gjithmonë të jetë në mbështetje të iniciativave të tilla, me synimin për të krijuar një traditë që e kthen Velipojën, në axhendën e artistëve të njohur në mbarë botën.
