Partia demokratike , Dega Vau Dejes paraqet abuzimin e radhes nga ana e Bashkise Vau Dejes ku dhe kete here jane shperdoruar taksat e qytetareve .
Ne rastin konkret shenjestra e vjedhjes eshte rikonstruksioni i 13 qendrave shendetsore me vlere prej 1.992.000.00 , ku nepermjet nje tenderi “Hartim Projektesh” ,
Bashkia Vau Dejes projekton rikonstruksionin e ketyre qendrave shendetsore te cilat jane ne varesi te Ministrise se Shendetsise dhe Operatorit te Sherbimeve te Kujdesit Shendetsor .Ky fakt vertetohet me se miri nga procedura e prokurorimit te Ministrise se Shendetsise dhe Mbrojtjes Sociale per rikonstruksionin e qendres shendetsore Mjede me date 30.03.2020 ne kuader te rikonstruksionit te 100 qendrave shendetsore dhe ambulancave per vitin 2019 ku pjese e projektit eshte edhe qendra shendetsore e Mjedes .
Per me teper ne po te njejten date Bashkia Vau Dejes nepermjet nje tenderi “hartim projektesh” projekton rikonstruksionin e qendres shendetsore Mjede per te cilen projekti eshte kryer me pare nga Ministria e Shendetsise. Pra vihet re nje procedure e dyfishte dhe haptazi abuzive me taksat e qyetareve.
Por abuzimi per Bashkine Vau Dejes nuk njeh kufi . Me date 26 . 06 .2020 Bashkia Vau Dejes lidh kontrate bashkepunimi me objekt “hartim projektesh” me firmen fituese . Dhe si per ironi te fatit , pasi siç thote populli “çudia me e madhe tre dite zgjat” , me date 29 .06.2020 , pas fiks 3 ditesh nje komision I caktuar nga Bashkia Vau Dejes arrin te marre ne dorezim te gjitha projektet, per te cilat duhet kohe dhe çuditerisht kjo bashki i merr per tre dite .
Skandali thellohet edhe me tej me urdher pagesën prej 7.680.000.00 nga fondet publike per rikonstruksionin fantazem te kesaj qendre shendetsore , pagese e cila rendon drejtpersedrejti ne taksat e qytetareve te saj .
Ne kete menyre Bashkia Vau Dejews mashtron dhe abuzon me tendera dhe projektet te institucioneve te cilat nuk jane as ne kompoetencen e saj .
Nisur nga kjo situate Partia Demokratike dega Vau Dejes denoncon keto raste abuzive ku jane grabitur taksat e banoreve te Bashkise Vau Dejes.
Gjithashtu bejme thirrje organeve kompetente te nisin menjehere hetimet mbi keto raste korruptive , si dhe ftojme banoret te denoncojne te tilla abuzime , nderkohe qe ne ju garantojme se do jemi avokati me I mire i banoreve te Bashkise Vau Dejes .