Në fakt edhe pse nuk duket një kohë e pershtatshme , pikrisht tani në kohë fushate, vizita në Qëndrën Muzeale “Ndre Mjeda” për kedo dhe natyrisht për politikanët , do të ishtë më e dobishme të vinin shumë më shpesh këtu. Madje do të duhej të vlerohej maksimalisht puna që bënë Dom Nikë Ukgjini, por te mos harrohej , madje duhet kujtuar me respekt puna që ka bërë edhe studiuesi i apsionuar , tashmë i ndjeri Mentor Quku.Gjithësesi kjo sa për kujtesë. Lajmi i madh ka mbërritur , ministrja e Shtetit në mardhenie më parlamëntin, njëherazi kordinatore politike e Ps në Qarkun Shkodër Elisa Spiropali shkruan….Mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë Dom-Nike Ukgjini dhe për kontributin që jep si drejtues i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda” në Kukel të Vaut të DejësKjo shtëpi ku Mjeda i madh jetoi dhe krijoi për shumë vite, është rikonstruktuar plotësisht në vitin 2014 dhe sot është kthyer në qendër të rëndësishme kulture.Është detyrë e jona të bëjmë më shumë për ruajtjen, njohjen dhe nxjerrjen në dritë përmes investimeve të vlerave të jashtëzakonshme të trashëgimisë së qarkut Shkodër.