

Sot u bë hapja e ekspozitës Kolonia artistike – “Gjelosh Gjokaj” e cila këtë vit u organizua për herë të parë në komunën tonë.

Në këtë koloni morën pjesë 21 artistë të artit vizual nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët punimet e veta i realizuan gjatë qëndrimit në komunën tonë.
Qëllimi i organizimit të Kolonisë ishte shkëmbimi i përvojave artistike mes artistëve vendas dhe atyre rajonal, këmbimi i teknikave, krijimi i veprave artistike të cilat sot u ekspozuan në Qendrën për Kulturë në Tuz.
Manifestimet e tilla kulturore dhe artistike krijojnë një mori mundësish promovuese të qytetit dhe të artistëve vendas