Meta pritet nga homologu hungarez/ “Mirënjohje për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë në BE”

0

Presidenti Ilir Meta është pritur nga homologu i tij Janos Adner për përurimin e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Budapest.Meta ka shprehur mirënjohejn e thellë për mbëhstetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërsië përsa i përket procesit të negociatave në BE.“Mikpritje e ngrohtë dhe miqësore në Budapest, nga homologu im, Janos Adner.I lumtur të konfirmonim se marrëdhëniet e shkëlqyera, historike dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe të thellohen më tej, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme, që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian, që na ka motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e pakthyeshme të reformave dhe plotësimit të të gjitha kushteve të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësimin.Vlerësuam se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara aq sa duhet dhe se shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme.E falenderova Presidentin Ader për kënaqësinë e veçantë, që më dha, për të përuruar së bashku bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest, simbol të rifreskimit të bashkëpunimeve të ngushta mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe së ardhmes së tyre premtuese. 🇦🇱🤝🇭🇺”, shkruan Meta./ CNA.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.