Nuk është e thatë kjo verë në qytetin e Tuzit.Si gjithënjë vizionare dhe bashkpunuese komuna Tuz, edhe kësaj radhe i dha freskinë e punimeve të artit vizual nga piktor të ardhur nga Mali i Zi i ,Kosova , Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut.Ky aktivitet kulturor i organizuar me mbeshtetjen e Komunës së Tuzit , është edhe një trokitje për ata që duan të degjojnë se kur nuk mungon deshira dhe vullneti edhe në art dhe kulturë mund të bëhen gjëra të bukura.mbase një “trikitje” Tuzi e bënë edhe për Koplikun.
Sot u bë hapja e ekspozitës Kolonia artistike – “Gjelosh Gjokaj” e cila këtë vit u organizua për herë të parë në komunën tonë.
Në këtë koloni morën pjesë 21 artistë të artit vizual nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët punimet e veta i realizuan gjatë qëndrimit në komunën tonë.
Qëllimi i organizimit të Kolonisë ishte shkëmbimi i përvojave artistike mes artistëve vendas dhe atyre rajonal, këmbimi i teknikave, krijimi i veprave artistike të cilat sot u ekspozuan në Qendrën për Kulturë në Tuz.
Manifestimet e tilla kulturore dhe artistike krijojnë një mori mundësish promovuese të qytetit dhe të artistëve vendas