TUZ/Përurohet fabrika e Çipsit në Lekaj

0
114

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryeministrin Dritan Abazoviq, pronarin e fabrikës Bedri Kosumi dhe partnerët vendorë, Edi Musovic dhe Valentin Junçaj, sot kanë hapur zyrtarisht Fabrikën e çipsit në komunën tonë.Kryetari Gjeloshaj në fjalen e tij për të pranishmit tha se ishin të bindur se Komuna e Tuzit mund të jenë “shembull i administratës lokale në Mal të Zi”.“Ishim të bindur se me punën e përkushtuar dhe kapacitetet tona njerëzore mund të jemi jo vetëm ekonomikisht të qëndrueshëm, por edhe shembull i administratës lokale në Mal të Zi,” tha Gjeloshaj.Pronari i fabrikës së “Çipsit”, Bedri Kosumi, theksoi se është shumë i kënaqur me cilësinë e prodhimeve vendore, bashkëpunimin me fermerët si dhe mirëpritjen nga Komuna e Tuzit. Prandaj, theksoi ai, zgjodhi Komunën e Tuzës për hapjen e fabrikës dhe falënderoi Qeverinë e Malit të Zi dhe Komunën e Tuzit për mbështetjen e tyre.Kjo është fabrika e parë e Çipsit në Mal të Zi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.