Tuz/ Nik Gjeloshaj:Skenderbeu në token e vet Shqiptare përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit

0
Mund të jetë një imazh i monument
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror, që njëkohësisht edhe sheshi do të fitojë emrin “Sheshi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Në tokën e vetë shqiptare, do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, pranë institucionit më të lartë arsimor, gjimnazit tonë, në rrugën kryesore të qytetit ku gërshetohën shkolla fillore, kopshti, Qëndra kulturore-informative Malësia, shtëpia e shëndetit, si dhe së shpejti edhe të stadiumit të ri të qytetit. Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbej që të jetë aty ku gërshetohën e ardhmja dhe zhvillimi!
Njëjtë sikur në kohën e tij, sikur edhe e meriton, në kuvendin komunal vendimi sot u soll pa asnjë votë kunder e as apstenim, të gjithë në sallë të kuvendit komunal ishin Për – Skënderbeu vjen në vend shqiptar, në tokë shqiptare të qeverisur nga parti shqiptare.
Sheshin e financoi kryeqendra e shqiptarëve Tirana, përmendorën do ta realizojmë me diasporën tonë, si projekt të shumëpritur nga ata!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.