Zgjedhjet e datës 5 Mars të këtij viti në Komunën e Tuzit ka të ngjarë të përserisin fitorën e një mandate më parë të Forumit Shqiptar. Kësisoj tashmë është bërë publike dhe lista prej 32 kandidatve garues për në këshillin e Komunes, Listë kjo e kryesuar nga kryetari Nik Gjeloshaj , e cila konsiderohet fituese. Ndonse një “copëz” e një partie shqiptare nuk është dakordësuar më vullnetin e shumicës së Partive Shqiptare për të garuar në një listë të përbashkët, përsëri Forumi Shqiptar ndihet i fuqishëm , dhe mjaft optimist për të arritur fitoren e dytë radhazi në zgjedhjet vëndorë për Komunëne Tuzit në Malin e Zi.Kësisoj tashmë krahas dekleratave politike sensibilizuese për këtë koalicion, në konformë rregullave për zgjedhjet vëndore, është dorzuar edhe Lista e kandidatve për Këshillin e Komunës së Tuzit.Kështu siç është ërë e njohur edhe herë të tjera për opinionin Shqiptare në Shqipëri, formula e Zgjdhjeve vëndorë në Malin e Zi , ka vetëm një fletë votimi , ku votuesi ka të drejtë të votojnë Listën për në Këshillin e Komunës që praqet një grupim ose subject Politikë. Pra nuk votohet veçmas për kryetarin e veçmas për Këshillin e Komunës. Ndaj Listën e forumit Shqiptarë e kryeson kryetari actual Nikë Gjeloshaj i cili është i bësuari I këtij forumi për të rifituar edhe një mandatë të dytë të qëverisjes në Komunën e Tuzit në Malin e Zi.Kjo lishtë përbëhët prej 32 antarësh , ku spikasin ëmra të njohur të Politikës në Tuz dhe në Malin e zi si nënkryetari i komunës Ivan Ivanaj , politikani i njohur Nikollë Camaj , si dhe ish ministry e diplomati Ferhat Dinosha e mjaftë ëmra të tjerë të rinj , por që spikasin në fusha të ndryshm e të jetës politike e shoqërore ne qytetin e Tuzit.