TRE DJEM NGA CERRIKU, KAMPION NE FUTBOLL ME LABINOTIN E ELBASANIT NE VITIN 1984….!

0
174
Kisha kohe qe doja te skicoja dicka per keta djem futbolliste qe kane kontribuar ne shpalljen kampion te “Labinotit” ne sezonin 1983/1984…Kerkoja nje foto te perbashket…dhe ja tek e gjeta…
Ata jane TRE….TRE MUSKUITERET…
BASHKIM STOCENI & VLADIMIR TAFANI & Benny Bega ….! Vinin nga nje qytet I vogel…Cerriku, nje qytet i ri …i ndertuar aty nga fillimi i viteve 60, kur po ndertohej dhe Uzina e Rafinerise se Naftes…Do te quhej qytet i socializmit…Por, qytetaret e tij te ardhur pothuajse nga gjithe Shqiperia, do ta quanin Parisi i vogel…Sepse aty gjeje, artiste, shkrimtare, kengetare, piktore, poete, inxhiniere, profesore, doktore, sportiste, rrobaqepes te modes….Pa dyshim Cerriku ishte si nje “shtet me vete”…Nga ketu do te vinin keta djem futbolliste qe do te benin emer dhe do shpalleshin kampion te Shqiperise me Labinotin e Elbasanit..
Ishte 13 Maji 1984 ku, Labinoti i Elbasanit i drejtuar nga mjeshtri Frederik Jorgaqi dhe Dashamir Stringa do te fitonte ne Tirane ndaj Partizanit 2 – 1 dhe matematisht do te shpallej kampion…Ajo dite mbahet mend mire, nga ata tifoze elbasanas qe ishin te pranishem ne Tirane, por dhe qindra te tjere qe priten ekipin te Ura e Zaranikes ku kthehej si kampion.. Ne ate ndeshje shenohet goli i pare pas 1037 minutash ne porten elbasanase qe mbrohej nga Gogunja (RIP) nje rekord i vendosur nga ai…Goli eshte shenuar nga Genc Tomorri ne 42′..
Djemte nga Cerriku do te ishin pratagoniste ne cdo ndeshje…
“Kur gjuante Bash Stoceni, cante rrjeta, tundesh veni…
Edhe Tafani mesfushor, e bote golin sikur gjuante me dore…
Por ka qene dhe Ben Bega, qe me koke tundte rrjeta”…keshtu i pershkruan Baci Hida nje humorist cerrikas djemte e qytetit te tij….
Bashkim Stoceni, i shpejte, godiste topin ne cdo pozicion, triblues por dhe finalisues para portes…
Vladimir Tafani, pa asnje lloj medyshje ne ate kampionat bashke me Ardian Popen perbenin dyshen e mesfushoreve me te mire.. Dirigjues i lojes si “violine e pare” me nje diapazon tejet te larte, i zgjuar si nje komjuter, shperndante topat si me telekomande….LATO e therrisnin te gjithe, duke e personifikuar me polakun LATO…Ishte nje magji e vertete…
Pastaj vjen Ben Bega, me nje fizik per tu admiruar, mbante floket te gjate, i qethte barsetat qe i mbulonin veshet…ne ate kohe keshtu qetheshin komshinjte tane, ata te Shkupit…( ne ate kohe perdorej dhe shprehja, garip Shkupi) e ndiqte moden e asaj kohe..Jo me kot sot jeton ne Amerike..
Ishte posacerisht i destinuar te godiste topin me koke dhe te shenonte…kercimet e tij ishin fantastike…pak a shume si ato te Ronaldos sot…kur vinin krosimet nga krahet, te gjithe te pranishmit ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” ngriheshin ne kembe dhe prisnin magjine e Beges…dhe ai nuk do ti zhgenjente ata…kercim fantastik, goditje perfetto e topit me koke, dhe gooooollll…ky ishte Ben Bega.. Te tre keta djem, perkrah Lleshit, Mitrollarit, Popes, Sokol M. Lulgjuraj , Kalotit, Tankut, Deliut, Edmond Mustafarai, Zamir Arapi, Sokol Branica, Dash Luniku, Nik Shati, B. Gogunja, Muharrem Dosti,Shegani, Kost Rama, Roland Agalliu dhe Cim Asllani shpallen Labinotin kampion ne vitin e larget 1984…
Kane kaluar gati, 40 vjet…Por kujtimet mbeten gjithmone te fresketa…!
Sefer Kikija. 13 Shkurt 2024. Lugo Ravenna Italia…!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.