Tonin MARINAJ :Enita Burgaj,një vajzë malësie , krenari jo vetëm për prindërit e saj

0
92
Tonin MARINAJ :”Enita Burgaj, me origjinë nga Grudë Fusha, lindur e rritur në Angli, ka përfunduar studimet për avokati në “Briston University”. Aktualisht punon në zyrën ligjore të bashkisë “Swindon Council” në Angli.
Edhe pse ka lindur dhe është rritur jashtë Shqipërisë, Enita flet shumë bukur gjuhën amtare dhe ka ardhur enkas nga Anglia për të kryer procedurat e nevojshmë pranë zyrës së Gjendjes Civile M.Madhe, për t’u regjistruar si shtetase shqiptare dhe për të marrë pasaportën e vendit tonë.
Gjatë takimit me Enitën, kuptova atdhedashurinë dhe dëshirën e saj për të kontribuar për Shqipërinë dhe ajo do të jetë kordinatore e marrdhënieve ndërmjet bashkisë Malësi e Madhe dhe Swindon Council.
Të rinj dhe të reja si Enita, të shkëlqyer në studime, të mençur, të suksesshëm dhe qytetarë të denjë, ja zbardhin faqen Malësisë së Madhe dhe kombit tonë.
Faleminderit ENITA .06.10.2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.