Veliaj: Në këto 7 vite kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive
-Ndërsa Tirana rrit numrin e pëmeve M.Madhe rrit numrin e punojsve.-Po kështu Bashkia Tiranë rrit numrin e këndeve të lojrave .Bashkia M. Madhe në qytetin e Koplikut e ka zerua.Ndersa po “rrit” numrin e të larguarve nga qyteti dhe gjithë malësia.
Në shtatë vite në Tiranë janë mbjellë 550 mijë pemë të reja.Në një postim në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uron 7-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Parqeve, e cila është përkujdesur jo vetëm për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, por dhe për këndet e lodrave.“Gëzuar ditëlindjen, Agjencia e Parqeve! Në këto 7 vite kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive e jo vetëm. BRAVO! – Ecim para, për punë edhe më të bukura”, shkruan Veliaj. Bashkia e Tiranës synon që gjer në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja, si pjesë e Pyllit Orbital.