TEATRI I “RI” 2500 VJEÇAR I ATHINËS DHE TEATRI I VJETËR 80 VJEÇAR I TIRANËS

0
1406

Duke qendruar ne keto dite te nxehta ne kryeqytetin e Greqise ne Athine , dhe duke ndjekur nepermejt mediave te ndryshme “luften” e paprecedent te kryeministrit “rilindas” Edvin K. Rama , per shembjen pa shenje e pa nishan te teatrit kombetar ne kryeqytetin e Shqiperise , ne Tirane , me te vetmin “argument”, se ky teater qenka i vjeter (80 vjecar). Per kete “moshe te thyer” sipas “argumentit” teatri kombetar do te hillet ne ere me kulm e themel , edhe pse ky eshte nje simbol i pazevendesueshem i kultures e artit ne kryeqytetin e republikes se Shqiperise pak me shume se 100 vjecare. Mirpo (pak si me vonese) , me shkoi mendja se kur teatri kombetar ne Tirane me nje moshe 80 vjecare quhet “i vjeter” qe nuk i duhet kujt ma , si duhet te quhet per shembull teatri 2500 vjecar i Dionisit ne kryeqytetein e Greqise , i cili ndonse ndodhet ne nje zone te mrekullueshme (edhe per ndertime te reja sipas mendesive te kryeministrit E.K.Rama), perbri Akropolit dhe ngjitur me lagjen historike te Athines me emrin “interesant “Plaka”.?. Por meqense kjo trashigimi kulturore historike nuk ndodhet nen huqmin e kryeministrit E.K.R. ai jo vetem qe nuk eshte planifikuar te prishet kurr , por prane tij nuk eshte lejuar as nuk lejohet asnjelloje ndertimi , duke u mirmbajtur e ruajtur si vlere e pazevendesueshme dhe e patjetersueshme e trashigimise se kultures , artit e historise te Athines e Greqise….
Pak histori per teatrin e Dionisit
Nje nder trashigimit qe rrezaton kultur , art e civilizim , qe u ka rezistuar qindra e mijera viteve (pervec Akropolit e tjer), ne kryeqytetin e Greqise , ne Athinen e sotme , eshte padyshim edhe teatri 2500 vjecar i Dionisit. Themelim i ketij teatri shenohet nga fundi i shekullit VI para Krishtit , dhe mban emrin e Dionisit , Hyjnise (Zotit), te vegjetacionit , plleshmerise , vreshtave (hardhive) e venes. Kulti i Dionisit ne shek.VI para Krishtit ishte perhapur me shpejtesi ne te gjithe Greqine e lashte. Teatri 2500 vjecar , eshte ruajtur mrekullisht si konstrukt , gje qe ka bere te vizitohet ne cdo kohe dite nga qindra vizitor e turist te ndryshem. Ai eshte i ndertuar perbri (poshte) murit rrethues te Akropolit , qe autoret e lashte na kane lene te shkruar se ky mur rrethues quhej muri pallazgjikon , pasi (muri i pare rrethues i Akropolit ka qene ndertuar nga paraardhesit e Ilireve , Pellazget). Teatri antik ne fillimet e tij ka qene ndertuar me ndejese me lande drusore. Vlen te shenohet se ne skenen e mrekullushme te ketij teatri kane “hipur” edhe Eskili , Sofokliu , Euripidi , Aristofani etjer… Teatri gjate shekujve ka pesuar konstruksione te ndryshme , si ai i shek.IV (para Krishtit) ne kohen e arkondit Likurgo ku u rikonsrtruktua ne gure vendi i ndjeseve per spektatoret , ne ate forme qe ruhet edhe sot. Perkundrazi skena eshte transformuar disa here ne shekujt qe vijuan. Gjersia apo hapsira me e madhe e vendit te spektatoreve eshte 100 m me thellesi 90 m. Kjo hapsire permban 78 rrjeshta me sedile (ndejse) , te ndara ne dy zona nga nje koridor… Teatri ne total kishte nje kapacitet prej rreth 17.000 spektatoresh. Ndejset e para ishin te gllendura ne mermer , dhe kishin nje kapacitet prej 67 vendesh , te cilat ishin shume elegante dhe ishin te destinuara per dinjitar , arkont e prifterinje . Ne qender te ketyre ndejseve prej mermeri ishin vendet per fronin mbreterore dhe per priftin e Dioniso Eleutereo. Pas pushtimit romak te Athines teatri ndryshoi forme dy here, nje here ne kohen e Neronit (shek.I mbas Krishtit) dhe nje here ne kohen e arkondit Fedro , ne shek.III (mbas Krishtit). Ky arkond tribunes kryesore i vendosi edhe emrin e tij (tribuna Fedro). Teatri ka formen e nje gjysemrrethi. Sic dihet per shekuj ne kete teater u recituan vargjet me te bukura te autoreve antik grek e tjer. Ketu u luajten role e u interpertuan nga aktoret me te mire te koheve personazhe negative e pozitive , si dhe karaktere te ndryshme qe perqeshnin te keqen e ngritnin lart te miren. U interpertuam drama , komedi e tragjedi te krijuara e shkruara nga autoret me ne za te koheve. Teatri ishte qendra me e rendesishme kulturore e Athines , Greqise se lashte. Teatri 2500 vjecar kaloi mbi “shpinen” e tij pushtues e sundues , por qe asnjerit nga keta sado mizor kane qene , “per cudi” as nuk u ka shkuar mendja te shembin e prishin , ta shesin apo falin truallin e teatrit , apo te ndertojne per miq e shoke kulla apo dicka tjeter , por perkundrazi e kane ruajtur si syte e ballit te artit e kultures antike e “bashkohore” … (V00: Me gjersisht per historine e ketij teatri do te shkruaj nje here tjeter sic kam shkruar per Akropolin e te tjera trashigimi ndertimi e civilizimi te Athines…)
“Dy” fjale per teatrin Kombetar ne Tiranen
Teatri kombetar ne kryeqytetin e Shqiperise e ka fillesen para 80 viteve (ne vitin 1938) , kur qeveria italiane ndonse ne ato kohe fashiste (krahi i djathte i te majtes ekstreme) , me miratimin e mbreterise shqiptare blen truallin dhe fillon ndertimin e ketij teatri. Pak rendesi ka qellimi dhe si do te quhej gjate pushtimit fashist , pasi ajo ndertese u be nje qender e rendesishme e kultures dhe artit. Shteti komunist i Enver Hoxhes sado mizor , ai i nderroi emrin duke e quajtur teatri popullor , dhe u mundua qe kete teater ta shfrytezojne per te propogandua ideologjin e tij komuniste , dhe kryevepren e tij “njeriun e ri , si vepren me te shkelqyer te partise”. Por per hire te vertetes duhet thene se ne kete teater u vune ne skene edhe kryevepra boterore , duke u interpertuar nga artiste te medhenje shqiptar , te cilet edhe pse ne kushtet e diktatures komuniste , kane ditur te sjellin e te percojne te publiku artedashes vlera , ndjeja , kultur , art e civilizim. Disa nga keta aktor sot kane nderruar jete fizikisht , por jo ne mendjen dhe imagjinaten e spektatoreve qe i ndoqen per dekada ne rolet e tyre. Ndersa te tjere jane ende aktiv e disa edhe te moshuar , por edhe keta me “zevendesues” te rinje , qe garantojne vazhdimsine e interpertimit te mrekullueshem ne teatrin kombetar , vecanarisht sot kur regjimi diktatorial komunist klasik ka rene nga pushteti… Sic dihet shteti komunist po te donte e prishte apo e tjetersonte kur te kishte qjef godinen e teatrit , pasi nuk guxonte kush ta kundershtonte apo ti dilte perpara. Por sic dihet edhe pse ne keto kushte shteti komunist jo vetem nuk e prishi , por as nuk i kishte shkuar mendja per ta prishur apo tjetersuar… Teatri eshte nje nder ndertesat me te hershme te kultures e artit ne kryeqytetin e Shqiperise , Tiranes , por krye-krye-krye rilindasi e kryeministri i te gjitha puneve te pushtetit , qeverise , shtetit e drejtesise (kupto dreqsise) z.Edvin Rama kete vlere te trashigimise te kultures , artit e historise ne kryeqytetin tone ka vendosur ta shembe po ju dridhur dora . Per kete Edvini ka miratuar ne parlament nje ligje (“ligjin Fusha”) , jo vetem per te shembur godinen e teatrit , por edhe per te grabitur truallin e teatrit e me gjere (pronen publike) nga kompania e miqeve te tije , dhe mbi kete truall qe vlene rreth 200 milion Euro do te ndertoje 6 kulla , dhe nje si bicim teatri , qe nuk vlene as 1 perqind te vleres se truallit qe e perfiton fale kompania e miqeve e shokeve te E.K.R.-s. Edvin Rama dhe oligarket rreth tij per ta bere me te lehte kete grabitje , si dikur me aksion me goditje te perqendruar kane urdheruar mediat kazan , kusia e sahan nen hyqmin e tij te bejne mashtruesin e zhurmuesin , duke arritur sa edhe te mashtrojne edhe jo pake aktor e artiste… Nejse Edvin Kristaq Rama si dikur Enveri e te tijet , (ku bente pjese edhe Edvini e familja e tij), qe kerkonte ta fillonte historine e Shqiperise vetem atehere kur kishin ardhur ne pushtet me gryken e pushkes komunistet.. Edhe Edvini si biri i tyre ideologjik e biologjik , pervec vjedhjes galopante me kete rast (si dhe shume raste te tjera) , ai kerkon qe edhe historine e artit e kultures ta fillojne me hipjen ne pushtet te tij dhe trashigimtareve ma ne za te komunizmit me emer te ndryshuar…socialist e rilindas…. “Lufta” e kryeministrit “rilindas” kunder nje trashigimie te kultures e artit , sic eshte teatri kombetar na kujton fjalet antikulture te ish ministrit te propogandes te nazizmit (nacional –socialisteve) gjerman , Gebelsit , qe thoshte : “Kur degjoi fjalen kulture me shkon dora ne kobure (pistolete)”.. Ndersa “sivllaut” te nazizmit , Edvin Kristaqit me shoket e tij kur degjojne fjalen kulture duket se u shkon dora ne “xhep”, sigurisht per te “fituar” Euro , dollar apo lek… A do ta arrijne kete Edvini me shoket e tij per kete duhet te presim , refuzimin e dekretimit te ligjit “Fusha” nga Presidenti i Republikes , reagimin e metejshem te opozites te bashkuar dhe shoqerise civile , qe besa deri tani ka dhane prova se me shume eshte shoqeri servile se civile….

Nga: Ndue BACAJ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.