STUDIMI /NDOC GJETJA, ORFEU I LIRIKËS LEZHJANE.

0
149
Jak Rrozhani  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në tërë krijimtarinë e tij poetike, poeti i njohur Ndoc Gjetja, për herë të parë në letërsinë shqipe ,sjell dukurinë e re : të përpikmërisë së peisazhizmit , që nuk është një përshkrim i thjeshtë por një pikturim i asaj ,që ai do të thotë . Ai gjithnjë është shprehur metablo ime mbi atë çka thotë . Shkrimtaria e tij, është poetizimi i tablove të jetës, të cilët nuk e humbin vlerën e përshkrimërisë edhe pse ato më tepër pikturohen sesa përshkruhen .
– Unë ,duke e ndjekur me kujdes krijimtarinë e tij shumë herët ,kam zbuluar se Ndoc Gjetja, përshkruan vizualisht , vizatimisht, duke e linjëzuar përkryershëm motivimin që zgjedh, objektivin ose temën e tij të preferuar, duke derdhur me art brenda saj penelata emotiviteti të një shprehësie të pashoqe , shkruan në librin studimor : ” Ndoc Gjetja ” , Orfeu i lirikës lezhjane, – Studim, studjuesi i njohur , Qemal Ze Guri. Duke theksuar ,se : Ndoc Gjetja, qe një nga ato natyra , të cilat ngrihen e rriten dalëngadalë prej qarkut të tyre … dhe bash nga kjo rrënjosje të trualli i vet e bëri, në një tjetër kuptim, aureola e arealit të letërsisë së Shqipërisë së Veriut ,që edhe e kishte lindur dhe gatuar . – Udhën e poetit kam marrë / Sa lodhje paska , sa mundime / Se u dashka zemrën ta kthesh në fjalë / Për t’ua dhënë shokëve , të dashurve, të mirëve ! Pra , një nga autorët dhe krijuesit e letërsisë shqipe, që ia lënë të shtohet çështja për ta vënë në panteon , është edhe poeti i madh Ndoc Gjetja, pasi në studime dhe për studjuesin, etalon është e vërteta, e në këtë rast, adekuatësia e përligjur e këtij autori në panteon.Mund të jetë një imazh i libër Sepse, në krijimtarinë e tij të pasur poetike,poeti i madh Ndoc Gjetja, ka vlera të papërsëritshme dhe origjinale dhe për t’i shpalosur para opinionit këto vlera , prej të cilave edhe letrat shqipe , do të kenë më tepër frymemarrje dhe vitalitet . Krijimtaria e Ndoc Gjetjes, mund të hyjë pa frikë në rrymën e natyralizmit ,sepse ai ishte jashtë masa natyralist, kur përshkruan dhe kjo, nënkupton një thjeshtësi brishtësi një thjeshtësi brishtësore në të parë e në të plazmuarit krijues të tij .
– Vetëm pse ishe e bukur / Nuk u ktheva mbrrapsht ( Poezisë)
-Mbi qilimin e ëndrrave / Ndalohet ecja / Me hap të rëndë ciniku /( Në sytë e mi )! Mjafton kaq për të treguar , se sa thjeshtë si brishtësi plazmuese,përdor laboratori krijues ndergjetjan . Penelatat e tij, janë kaloritë në shumëngyrësinë e tyre . Ato na japin një pikturim të të gjithë asaj , që autori i njohur ka vënë në qendrën e tij të krijimtarisë së pasur poetike . Të shkruash për Ndoc Gjetjen nuk është e lehtë ,vlerëson studjuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Qemal Ze Guri , autor i shumë veprave prozaike dhe studimore të arrira . – Kam patur vetëdijen gjithnjë, se Poezia Ndocgjetjane ,është tipike personale dhe e fuqishme për nga ngarkesat ndjesore dhe karakteristika e ngjizjeve të këtyre emocioneve edhe me një aliazh shëndritës mendimi, herë të fshehur e hrë të drejtëpërdrejtë, të cilën nuk e gjen në asnjë krijim të tjetërkujt , shkruan në librin studimor : Ndoc Gjetja, Orfeu i Lirikës Lezhjane, studjuesi i njohur Qemal Ze. Guri .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.