Sport/Balaj: Vllaznia i ka shanset për t’u kualifikuar

0
143
Qendërsulmuesi kuqeblu beson se do të shënojë në ndeshjen e dytë
Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Linfild në “Loro Boriçi” me rezultatin e ndeshjes së parë që u mbyll 3-1 për irlandezo-veriorët. Sulmuesi i kuqebluve, Bekim Balaj, u shpreh se skuadra ka shanset e saj për t’u kualifikuar me mbështetjen që do të ketë në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndër të tjera, Balaj shprehu keqardhjen për rastin e pastër të humbur një javë më parë në Irlandën e Veriut, por beson se një gjë të tillë do ta realizojë në ndeshjen e dytë në shtëpi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.