SITUATA NË QARKUN SHKODER PAS RESHJEVE TË DËBORES

0
877
Rikthimi i reshjeve të bores gjatë paradites të së enjtes ka rikthyer sërish problematikat në territorin e Qarkut të Shkodres .

Sipas të dhënave pranë shtabit të emergjencave në prefekturen e Shkodres bëhet me dije se gjatë ditës së enjte ka pasur prezencë të reshjeve të bores në të gjithë territorin e qarkut ç’ka ka sjellë vështirsi në qarkullimin e mjeteve kryesisht në zonat rurale në Bashkite Shkoder , Vau Dejes dhe Malësi e Madhe . Sa i takon akseve nacionale raportohet se nuk ka problematika përvec segmentit Koplik-Razem , i cili është i kalueshem për mjetet por kërkohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezences së borës në rrugë . Akset rrugore nacionale që lidhin Shkodren me pikat doganore , Muriqan dhe Hani i Hotit janë të kalueshme pa asnje problem . Segmenti rrugorë , Shkoder – Kryebushat është i kalueshem dhe Shkoder – Puke pavaresisht prezencës së bores në rruge ku kerkohet që mjetet të jenë te pajisura me zinxhirë për të parandalur ç’do situate problematike gjatë këtij segmenti . Sa i takon zonave të thella malore në Shkoder , ka vijuar puna edhe gjatë ditës së sotme në zhbllokimin e rrugës për në Dukagjin por rifillimi i reshjeve ka shkaktuar nderprerjen e tyre , cka lë sërish të izoluar këtë zone . Në Malësine e Madhe , firmat kontraktuese po punojnë për të mbajtur të hapur segmentin nga Selca në Vermosh nderkohe që në Bashkine Puke , stafi i bashkise gjatë së enjtes ka nderhyre në pastrimin e akseve rrugore nga Puka në drejtim të fshatrave të thella malore , por sërish ngelen të izoluara disa zona mes të cilave Iballa e cila vijon izolimin . Shtabi i Emergjencave në Prefekturen e Shkodres vijon kontaktet e vazhdueshme me njësitë vendore për monitorimin e situatës por edhe për të bërë të mundur nderhyrjen në raste të problematikave mjeksore apo situatave emergjente për ti ardhur në ndihme banorëve . Po kështu edhe përsa i takon furnizimit me energji elektrike përseri duhet theksuar fakti se në tërsinë e vetë përjashto disa fshatra në njesinë administrative Kelmend , problemet e mos furnizmit me energji elektrike kanë  ardhur duke u minimizuar .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.