Shqipëria e bukur./Ivanka Trump promovon Shqipërinë

0
137
Ivanka Trump promovon Shqipërinë. Reklamon bukurinë e vendit tonë për 7.5 milionë ndjekësit e saj
Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuar Donald Trump zgjodhi Shqipërinë për të pushur këtë verë. Ivanka Trump përshkoi me jahtin privat të gjithë vijën bregdetare shqiptare.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Shqipëria e Bukur 
Madje ajo ishte dhe te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë. Por së fundmi publikoi disa foto nga pushimet në Shqipëri në llogarinë e saj në Instagram, duke reklamuar rivierën e vendit tonë.
Ivanka Trump promovon Shqipërinë, shkroi ajo në rrjetin social. Vajza e ish-Presidentit amerikan ka qenë edhe më parë në Shqipëri, më konkretisht një vit më pare, kur së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj.
Vetëm pak ditë më parë edhe motra e saj Tiffany Trump ishte po ashtu në Shqipëri. Këtë verë më shumë se asnjëherë tjetër, vendi ynë duket se po bëhet zgjedhja e mjaft personazheve të njohur.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.