![](https://revista-fjala.com/wp-content/uploads/2023/07/168925429_3719909804725039_1239499580679969798_n-1-2-225x300.jpg)
Një ditë pas zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve të partisë.Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme, Basha e ka nisur fjalimin e tij me një falënderim për punën e bërë për zgjedhjet e djeshme.“Falënderim për punën e bërë gjatë ditës së djeshme”, mësohet se i është drejtuar Basha të pranishmëve.Siç shihet në fotot e mëposhtme, disa nga pjesëmarrësit në mbledhje janë Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa, apo edhe Endri Hasa.Nderkaq mësohet se në orën 20:00 do të bëhet mbledhja e Kryesisë, mbledhja e cila nuk do të bëhet në hotel, por ajo do të zhvillohet në zyrat e PD.