Shqipëri-Moldavi/ Hysaj: Nuk ka ndeshje të lehta

0
159
Elseid Hysaj, bashkë me trajnerin Silvinjo, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Moldavinë. Mbrojtësi kuqezi, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit, pa harruar vlerësimet për kundërshtarin, ka theksuar se Shqipëria është gati për të dhënë më të mirën.BASTET/ Kuqezinjtë dukshëm favoritë, ja si kuotohen skuadrat në ndeshjen  Shqipëri-Moldavi | SHKODRA SPORT
“Moldavia ka një skuadër të mirë dhe ka treguar që ka kualitet në këto dy ndeshjet e fundit. Por ne nuk duhet të shpejtojmë lojën tonë për të shënuar gol ose për të fituar ndeshjen sa më shpejt sepse një ndeshje luhet 90 minuta dhe mund të jetë edhe në minutën e fundit ato kryesore. Duhet të jemi të qetë në fushë, të bëjmë gjërat që kemi bërë në stërvitje dhe mund t’ia dalim mbanë”.
“Pozicioni në fushën e lojës? Jam më mirë djathtas, luaj më mirë me këmbën e djathtë. Është një gjë plus për mua. Përpiqem të jap maksimumin, djathtas jam më i qetë dhe më i mirë dhe me lojën”.
“Nuk ka ndeshje të lehta. E kemi provuar edhe me skuadrat e vogla në kampionat, nëse në letër duken të lehta, nuk janë. Ndeshjet janë të forta, duhet të jemi të përqëndruar dhe mos të na marrë entuziazmi i tifozëve apo i dëshirës për të fituar ndeshjen sa më shpejt. Kemi lojtarë të mirë, bëjmë lojë të bukur.Shqipëri – Moldavi, bëhet i ditur numri i biletave të shitura - SHQIP.com Kemi futbollistë që mund t’i shfrytëzojmë në sulm. Duhet të shkojmë në fushë dhe të bëjmë ato që na thotë trajneri prej një jave”.
“Pritshmëritë janë të larta jo vetëm për tifozët, por edhe për ne. Edhe unë kam dëshirë të kualifikohem në EURO 2024. Të gjithë kemi këtë mendim, thjesht duhet të jemi në fushë ata që kemi treguar edhe në ndeshjen e fundit. Kompaktë, një skuadër që luftojmë 1 kundër 1 dhe të tregojmë që jemi një grup i fortë. Nëse zbresim në fushë dhe luajmë si kundër Polonisë, ashtu edhe ndaj Moldavisë, atëherë do kemi një rezultat pozitiv”.
“Risia është ajo që po kuptojmë edhe më shumë trajnerin. Me kalimin e kohës po mësojmë se çfarë loje po kërkon ai. Po mësojmë se si të futemi në fushë, kemi taktikat tona, t’i shfrytëzojmë ato pjesë që trajneri mendon se mund të jenë të rrezikshme për ne”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.