Mimoza Rexhvelaj
-Shenim i Redaksisë së revistës “Fjala”-Apeli irritues i poetës Mimoza Rexhvelaj , realisht duket se ka më shumë se te drejtë. U turrën gra , intelektuale dhe jo vetëm, por edhe burra , të cilët aq shumë u turrën për të marre flamurin e përgaditjes së dosjes për në UNSEKO, sap o ti pyesje si quhen ato rrobat që kanë veshur dikur burrat, ngrenin supet.. , dhe gati thonin veç xhubleta.Natyrisht ç’do kush ndjen krenari kur një veshje e tillë kaq e vjetër , behët “pronë” e gjithë Po pse kaq shumë pronarë more?Madje duke na dhënë realisht edhe leksione e “morën”xhubleten malësore dhe e”pasaportizuanë në Alpe e derguanë në Tiranë, veç në M.Madhe Jo!.Në fakt pjesa dermuese e fshatrave të Alpreve shqiptare nuk e kanë xhubleten veshje të tyre.Ndaj dhe shqetësimi i poetës është më se i drejtë .Xhubleta ka qënë një vëshje e gruas malësore , kudo në Këlmënd , Kastrat, Shkrel , Hot e tjere edhe në fundmat e M.Madhe.Ndaj duke u krenuar me faktin se Xhubleta u bë pronë e njerzimit. Ata që mburrën për “meritat” e tyre në këtë drejtim. Të ndertojnë sa më shpejt Muzeumin Etnografik , dhe për rrjellojë Xhubleta bëhët më shtepinë e saj. E dyta të mos persërisin gabimin për t’ia dhurua askujt , kjoft ky edhe kryeministri , Xhubleten. Malësori se ka patur traditë , t’i dhurojnë tjetrit rrobat e gruas. E treta; Mos merrni autorsi dijebërje , sa vetëm me shit lesh , se kjo e demton xhubletën malësore! Ja çfarë shkruan poetja:
Xhubletën e ka vesh dhe gjyshja jeme, nuk i përket veç Bjeshkëve po çdo malësoreje që ia ka anda me njesh shtatit e mu nie mretëneshë malesh.E çdo femre që i pëlqen nga vendi dhe bota.Ta shton krenarin supesh, ta shton bukurin ballit, ta shton hijeshin shtatit, e jo se u ba pronë e botës, kështu ka qenë gjithmonë, një veshje fisnike me bukuri të pashoqe.Gjyshet tona e kanë qëndisë me durtë e buta pambuku, e kanë zbukurua si stilistet ma të mirat në botë, e kanë kurua në detaje deri tek palat e flokut që rendi asht i përcaktum. Krejt kjo pasuni ardhur tek na si dhuratë prej tyne duhet rujt, duhet trashëguar e pse jo të gjitha duhet ta veshin një herë në jetë me u ndie madhështore me petk prej ari, fisnike e krenare.Xhubleta e Malësisë nuk ka pronar, mos i dilni zot sa njana sa tjetra, asht e çdo vajze e gruaje që ia don xhani me vesh. Leni leksionet, se e zvogloni madhështin e saj.

