“Shkruaj …po s’pate letër , shkruaji në gurë”

0

Mendime,

mbi librin “Burrat e Malësisë-III”, me autor Ilmi Kurti

Nga: Ndue Sanaj

Të nderuar të pranishëm!

I nderuar Ilmi Kurti, autori i librit!

Me shumë vëmendje kam lexuar librin, me titull “Burrat e Malësisë”, në tre vëllime, me autor zotin Ilmi Kurtin. Një pune e madhe dhe me mjaft përgjegjësi, se të marrësh përsipër të shkruash nuk është e lehte, por Ilmiu duke pasur parasysh shprehjen:  “Shkruaj… Po s’pate letër, shkruaji në gur!”, se e shkruara mbetet, nuk fshihet, ndërsa fjalët i merr era, dhe duke kaluar vitet, dekadat e jo radhe edhe shekuj do të ketë shtesa dhe interpretime sipas këndvështrimit të njërit apo të tjetrit të çdo brezi  dhe do të jetë e vështirë të të vij te ti, plotësisht e  vërteta, të të vije te ti, më e mundshmja.

Të lumtë zoti Ilmi!

Në vëllimin e trete janë 46 personazhe dhe në mes tyre 6 burrnesha, që besoj në të ardhmen po të vijoi kështu, titullin e librit do ta ndryshoje, duke i vene titullin “Burrat e burrneshat e Malësisë”.Ajo që e bën më tërheqës ta lexosh ketë libër, është paraqitja e personazheve nga më të ndryshmet në vlera, në profesione dhe në bindje politike. Nga personi më i thjeshte dhe deri te shkencëtari apo shkencëtarja ,deri dhe kuadro të larta ushtarake. Kjo ngjyrosje, i jep më shumë vlere autorit, librit dhe e bën më tërheqës leximin e tij.Vëmendje të veçante, më tërhoqën 6 burrneshat që paraqiten në ketë libër, duke filluar nga  malësorja fisnike Bice Zogu-Harlicaj, Tole Tome Junçaj, Vera Tafil Ndrecaj, doktorësh e shkencave dhe deri Mjeshtren e Madhe, Drane Xhaj e Mugades Canga, të cilat ja shtojnë vlerat autorit e librit.Më të veçante e bëjnë ketë libër, tre personazhe ushtarake, në të cilin janë Kolonel Flamur Muça, Kolonel Vuksan Vukaj e major Mynyr Gojashi. Jo vetëm që karriera e tyre ushtarake e disa dekada ka qene brilante, por në veçanti puna e bere për të ringritur ushtrinë shqiptare pas shkatërrimit të saj, në vitin e mbrapshte 1997.

Dy here është tradhtuar ushtria, Forcat e Armatosura Shqiptare.

E para, me 6-7 prill 1939, kur komandanti i tyre, në vend që të vishte opingat e të vihesh në krye të tyre, për mbrojtjen e Shqipërisë, i mbathi ato dhe u arratis.E dyta, në pranverën e vitit 1997, Komandanti i tyre organizoi shkatërrimin e tyre, së bashku me gjithë strukturat e shtetit, për ti shërbyer serbit, me moton “Një Shqipëri e shkatërruar, një dore e fortë e serbit në Kosove”. Madje jo vetëm kaq. U organizua fillim i luftës civile Veri-Jug. Katër vete u thirrën në Tiranë, me datën 4-5 mars 1997, N/kolonel Vuksan Vukaj, N/kolonel Dede Zhivani, N/kolonel Tahir Velia dhe kapiten  I-r Gac Matia, për t’i emëruar në krye të njësive, që kishin thirre nen arme. Këta do të merrni grada të larta deri në Gjeneral për tu vu në krye të forcave mercenare, për ti çuar mish për top në drejtim të Jugut. Madje, në këto ditë, duke gdhire 6 mars 1997, erdhën katër urdhra në Divizionin e Shkodrës, për tu ngritur në kushtrim tre BrK, në Lezhë, Bushat e Koplik dhe populli nuk e zbatoi thirrjen nen arme, si dhe forcat e gatshme në Vau dejës të lëviznin Shkodër-Tiranë-Përmet e Gjirokastër. Por, këta oficer nuk pranuan të vihen në krye të efektivave mercenare, duke reflektuar një atdhetarizëm mjaft të larte. As forcat rezerviste nuk pranuan të vihen nen arme, por dhe as forcat e gatshme nuk e zbatuan urdhrin e dhënë, për të shkuar në lufte kundër shqiptareve të jugut. Ushtaraket e Divizionit, me në krye kolonel Flamurin, Vuksanin e të tjerë, gjate vitit 1998-2000 treguan jo vetëm përkushtim ndaj detyrës për të ringritur Divizionin e Shkodrës, që u ngritën tre qendra model për kohën, por treguan një intelekt, vizion dhe marrëdhënie të shkëlqyera me efektivin ushtar, nënoficer e oficer, të cilët, me qëndrim e tyre, i bën të punojnë me një përkushtim të pa pare ndonjëherë. Aftësia tyre drejtuese e komandues u tregua në veçanti gjate marrjes së masave për të rrite gatishmërinë Divizionit në bashkërendim me gjithë strukturat drejtuese vendore të kohës. Madje, në afërsi të pishave të përroit të Thatë, u zhvillua një stërvitje e befasishme me gjithë forcat e gatshme të Divizionit, që i bëri fqinjët ti thërrasin mendjes, se nuk gëlltitet lehte ky vend. Prandaj, me të drejte, autori i librit i ka vendosur në libër duke i bere nder vetes dhe librit, se kuadro të tille ushtarak janë të radhe.Malësia e Madhe është e madhe, se përbehet nga 9 male. Në mesjetë e hershme, në shekujt X –XII, në këto hapësira u dynd një popullsi blegtorësh nomadë të ardhur nga viset e veriut, e kryesisht nga zona e Bosnjës jugore. Me ketë rast u formuan grupime të reja popullsie, të cilat nuk quheshin më fise, por male. Dhe e gjithë popullsia e Malësisë u nda në 12 male dhe këto male u ndanë në dy grupe: Grupi i pare përbehej nga Triepshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviçi, Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli e Kastrati dhe u quajte Malësia e Madhe.

Grupi i dyte përbehej nga KrasniqjaGashi dhe Bytyçi, dhe u quajte Malësia e Vogël, që sot quhet Malësia e Gjakovës.Nga ky ekuilibër i ri, banorët e filluan të shkonin drejt një përqendrimi ekonomiko-shoqëror, politik dhe kulturorë, i cili u shpreh edhe me një emër të përbashkët, pasi i gjithë vendi u quajt “Malësi” dhe banorët “malësorë”, pra u zëvendësua emërtimi Pulat (Pulti).E theksoj ketë moment historik, se zoti Ilmi ka marre përsipër një detyre shumë të madhe, por fisnike. Burrat e burrneshat e kësaj Malësie e përberë prej 9 malesh, ka aq shumë burra e burrnesha, sa do ti duhen vëllime të tëra, për ti paraqite.

Urojmë, që Ilmiu t’ ia arrije këtij qëllimi, se nuk i mungon vullneti dhe atdhedashuria.

Në mbyllje, Ilmi Kurti, urime dhe urime!Të uroj të vijoni pa u ndalur në detyrën tuaj fisnike, e cila është një shembull për të gjithë, që e quajnë veten atdhetare dhe duan të punojnë për te me shumë pasion, me shumë fisnikëri!

Ju faleminderit!

Reç, me 28 tetor 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.