Sot në shkollën “Vasil Shanto “ Boriç i Madh 

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Rajonale Shkodër, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e organizatës “Gruaja ne Zhvillim”, organizoj një takim të aktorëve lokal në nivel teknik dhe ofruesëve të shërbimeve direkte në sigurimin e ujit të pijshem të sigurt dhe cilësor dhe kanalizimeve të sigurta në zonat rurale.

Qëllimi i këtij takimi ishte: “Shëndeti publik, sigurimi i burimeve të sigurta të ujit dhe kanalizime të sigurta, si komponentë të rëndësishëm në rritjen e mirëqenies komunitare të zonave rurale.
Mbrojtja dhe menxhimi i mirë i tyre detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve”

Gjithashtu, ky takim do të shërbeu si një mundësi, ku aktorët nëpërmjet prezantimeve të tyre, të diskutojnë zbatimin e ligjit në praktikën e punës dhe gjithashtu të sillet në vëmendje rëndësinë e të punuarit në grupe multidisiplinare në menaxhimin e situatave dhe problematikave të ndryshme.
