SHKOËR ,VOLEJ FEMRA, LOJTARET: TË LARGOHET TRAJNERI MIKOPULA

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra vazhdon që të shoqërohet me një sërë problesh. Pas shkresës për rikthimin e plotë të trajnerit Besnik Lisha dhe Artan Kalasë si zëvendëstrajner, shkresë drejtuar bashkisë Shkodër tashmë është zbuluar një tjetër shkresë e volejbollisteve të Vllaznisë drejtuar bashkisë Shkodër.Shkresa e dytë që mban edhe ajo datën 9 qershor 2020 i kërkon kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe drejtorisë së sporteve largmin e trajnerit Adrian Mikopula dhe rikthimin në pozicionet e mëparshme të dy trajnerëve Besnik Lisha dhe Artan Kalaja. Ja se çfarë shkruhet në shkresën e plotë që është firmosur nga 10 volejbollistet e Vllaznisë:

“E nderuar Zonja Ademi
Ne ekipi i femrave të rritura Vllaznia nisur nga problematikat dhe shqetësimet që janë krijuar ju shkruajmë këtë letër për t’ju kërkuar që të merrni në konsideratë kërkesën tonë lidhur me vendimet e fundit. Në këto kushte duke marrë parasysh situatën e krijuar kohët e fundit ekipi jonë kërkon:
Largimin e Z.Adrian Mikopula dhe rikthimin në pozicionet e mëparshme të dy trajnerëve të sezonit të dytë të vitit 2019-2020, konkretisht trajnerit të parë Besnik Lisha dhe emërimin e ndihmësit të tij Artan Kalaja. Kjo kërkesë ka për qëllim mbarëvajtjen e ekipit në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt objektivat në planin 5-vjeçar për ringritjen e volejbollit shkodran të femrave në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin mbetemi në pritje të vendimit tuaj dhe të sugjerimeve lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Me respekt,
Ekipi i Volejbollit të Femrave të Rritura Vllaznia”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.