Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas kosnultimeve me liderët e partive politike, të cilët udheheqin pushtetin në nivelin qendror, deklaroi se zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, do të mbahen në fund të gushtit, apo në fillim të shtatorit.Ndërkaq, jozyrtarisht mësohet se zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 6 shtator 2020.Nga partitë shqiptare, ai pati takime me kryetarin e Forces së re Demokratike, Nazif Cungun, kryetarin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenkën dhe kryetarin e Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.Përpos zgjedhjeve parlamentare, do të mbahen edhe zgjedhjet lokale për kuvendin e Gucisë.Në Kuvendin e Gucisë, në përmbajtjen e deritanishme, nga partitë Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare numëron 4 këshilltarë, UDSH, 2, kurse ASH, 1 këshilltar.Sa i perket koalicioneve parazgjedhore, deri me tani, nga partitë shqiptare marreveshje ka bërë Forumi Shqiptar, i përbërë nga ASH dhe LDSH, ndërsa pritet të shihet nëse do arrihet koalicioni i gjerë, me pjesmarrje të të gjitha partive shqiptare, në një listë, të iniciuar nga Forumi Shqiptar.Ndërkaq, lidhur me pjesmarrjen e përbashkët të partive shqiptare në një listë zgjedhore, siç mëson jozyrtarisht, revista “Fjala ” ditët në vijim përfaqësuesit e partive shqiptare do të zhvillojnë një takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.Dhe ndersa Mali i zi po pregaditet për zgjedhje, dhe natyrisht ministri në detyrë Cakaj mirë bënë që interesohet për Shqiptaret atje , por lind një pyetje: Po për Shqiptarwt brënda Shqiperisë kush na thot kur do jen zgjedhjet , dhe jo përzgjedhjet e politikanve?
V.O. Infarmacioni eshtw marr nga poirtali Malësia org.