E Marta, nisi me një super atmosferë në #Shkodër ndërsa mirëpritëm diplomatë dhe përfaqësues të Delegacionit të EU, në Tiranë në një program të larmishëm aktivitetesh kulturore e artistike në çeljen e Javës së Evropës 2022

E konceptuar si një ditë festive, plot muzike këngë dhe hapësira dialogu, hapja e javës evropiane në Shkodër nuk është thjesht një përcaktim kalendarik por një përvojë unike historike e kulturore.Ku më bukur se nga Shkodra kjo ditë merr kuptim të veçantë, sepse janë vlerat e përbashkëta evropiane ato që na bashkojnë.

“Europa është këtu sepse këtu është Europa”.Shkruan kështu në statuesin esaj Prefektja Majlinda Angoni. Nderkaq Bashkia Shkodër informon rreth këtgyre mysafirve:
Aktivitetet për Javën e Europës kanë nisur nga Shkodra. Ambasadorë dhe përfaqësues të Delegacionit të BE- së në Tiranë dhe 11 ambasadave, kanë zhvilluar fillimisht një takim me kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia.

Në vijim, në sheshin para Bashkisë Shkodër, është zhvilluar edhe ceremonia zyrtare e hapjes së aktiviteteve për Javën e Europës, ku fjalën e rastit e ka mbajtur qytetari i parë i Shkodrës Bardh Spahia.
Aktivitetet në kuadër të Javës së Europës pas Shkodrës do të udhëtojnë drejt Vlorës e do të përmbyllen në Tiranë.