Shkodër/Po pastrohen rrugët nga automjetet e braktisura

0
Mund të jetë një imazh i furgon, ambulancë dhe teksti
Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, po liron hapësirat publike të zëna nga automjetet e braktisura, brenda territorit të Bashkisë.
Vetëm në qytetin e Shkodrës janë konstatuar mbi 40 mjete të braktisura që zënë hapësirat publike prej kohësh. Disa ditë më parë është vendosur në mjetet e braktisura dhe pa targa njoftimi paralajmërues i Bashkisë për heqjen e tyre vullnetarisht, ndërsa për mjetet me targa janë njoftuar pronarët apo institucionet përkatëse. Aksioni për heqjen e mjeteve të braktisura ka nisur në lagjen nr. 1, për të vijuar në të gjithë qytetin deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.