Policia Rrugore e Shkodrës

0
264
Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

REVISTA FJALA-INFO NGA POLICIA RRUGORE SHKODER
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:
Është arrestuar 1 drejtues automjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 36 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
342 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
41 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
64 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
44 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.