Shkodër/Për herë të parë aplikohet konkursi për drejtorë

0
217
Teatri "Migjeni" feston 72-vjetorin e krijimit - ATSH -
Bashkia Shkodër për herë të parë do të zgjedhë nëpërmjet një konkursi të hapur publik drejtuesit e kulturës në qytet, institucione në varësi të bashkisë Shkodër.
Këto janë vende të krijuara pas daljes në pension të drejtueses së Teatrit “Migjeni”, atij të Drejtorisë Ekonomike të Kulturës dhe mos emërimit të një drejtuesi për Qendrën Kulturore të Fëmijëve ” Kujtim Alija”, që prej ndarjes nga jeta të Mjeshtrit të Madh.
Të gjithë artëdashësit shkodranë janë të ftuar të që ta ndjekin nga afër paraqitjen e platformave të kandidatëve në këto pozicione, duke qenë të pranishëm në sallë.
Konkursi i hapur do të zhvillohet ditën e hënë, ora 17.00 në sallën e Teatrit “Migjeni”.
Konkursi gjithashtu është i hapur për mediat.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.