SHKODËR / “LIND” “ROZAFA”

0
183
Në shtëpia botuese SevenDays Libraria
Botim i Klubi Letrare i Shkrimtarëve Poetëve dhe Artistëve të Veriut
REVISTA ROZAFA
Nga Prenda Sejdia  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Lezhë
E D I T O R I A L
“Në kështjellën e fildishtë të ëndërrave tua
Kokrrizat e hirit në mund t’i kthesh në perla
Edhe zemra e tokës fsheh gralin e shenjtë
Teatër sheshit lozin strategët e shtigjet kryqëzojnë
Mes përmes ugareve të rreme sillet guri
Kreshtat e zhveshura çatia prej qielli
Pikëllues orientimi në shesh të acarit
Me bukurinë e fjalës rrejshme
Medet, mashtruar, sa keqas jemi (P. Sejdia)”.
Ndjenjë dhe emocion përcjell gjithmonë Arti, Letërisa, Kultura, Tradita Shqiptare, të cilat janë pikërisht rezultatet e mendimeve të shumta të cilat ushqehen mbi bazën e kritereve tek ndryshojnë dhe hapësirat.
Jo më kot thuhet së dëshirat janë urdhëra për pozitivitetin e së ardhmes duke parapri dinjitetit njerëzorë me zhvillime potencialisht të ngritur, por të drejtuara hapësirave të pamatshme gjithmonë më premisa të reja.
Njerëzia gjithmonë janë në lëvizje për të ndryshuar realitetin e kohës dhe e njëjta tek ne erdhi krejt instiktivisht, ndaj është ajo fjala “vlerëso momentin “, e kështu ndodhë sidomos kur bashkë- punon më njerëz që e duan përsosmërinë dhe ngritjen e artit në vlerat e nivelet më të larta të së mundshmes, deri në ato kombëtare.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Takimet e mirëfillta në nivel letrarë, na përmbushën ditët tona me frymëzim të cilat sollën si rezultat ide të reja dhe më konkretisht krijimin e Klubit Letrarë të Shkrimtarëve, Poetëve dhe Artistëve të Veriut me qendër në Shkodër.
Ne si grup iniciatorë apo nismëtarë si Ilmi Kurti, Prenda Sejdia e Lulash Brigja, duke na u bashkangjitur mjaft personazhe të tjera të letersisë shkodrane konkretisht në Dita Botërore e Poezisë më 21. 03. 2023 u bë fakt dhe e quajmë si ditë shumë festive për këtë vendim të përbashkët si promotor për t’i dhënë akoma më shumë këtij grupimi vlerash, pasi festuam ditën Botërore të Poezisë, pasi lexuam dhe interpretuam nga krijimet tona në nderim të kësaj dite tejet miqësisht dhe plot vlerësim, por ndodhi dhe themelimi i klubit letrarë që në të ardhmen e afërt do marrin përmasat e duhura të bashkëpunimit me Klube dhe SHKA në krejt veriun e më gjërë duke filluar nga qendra shkodrane që është e mrekullueshme në tërësinë e saj.
Klubi u pagëzua me emrin më të lashtë që ka ky qytet “Klubi ROZAFA” dhe do të përcjell më krenari emrat e pjesëmarrësve në ditën e themelimit;
Në foto të themelimit ghenden emrat
nga majtas- djathtas të cilët janë;
– Çazim Çela, – Ilmi Kurti,
– Xhelal Halili,- Gjon Kosteri,
– Zef Zeka, – Lulash Brigja
– Ndue Sanaj , – Bujar Zurali,
– Prenda Sejdia, – Besarta Shkoza,
– Diana Çelepia, – Drita Dekaj,
– Ariana Pata, – Valbona Kurti
– Luc Bala, – Prelë Milani,
por ka dhe tre që na mungojnë në foton kryesore si;
– Gëzim Vucaj, – Avdyl Zeqiraj, – Vuksan Vukaj
Shkodra është djepi i dijes e kulturës së lashtë shqiptare e ndër shekuj trashëguan traditat më të vyera si popull paq- dashës, por që treguan se si të mbrojnë vendin e tyre dhe të vënë veten përballë pushtuesve që donin t’i mposhtnin e zaptonin trojet.
Ky qytet i vjetër që me Rozafën mbi njëzet e katër shekullore, me tradita e zakone dhe kulturë të thellë qytetërimi si kryeqendër mbretërie që më Gentin e Ilirisë më 181 p. e. s. duke ruajtur deri më sot vlerat më të mira të së njerëzishmes.
Shkodra është tërësisht e mjaltosur nga pjalmi i fjalës si askush tjetër.
Ta duash e kultivosh letërsinë e artin, të japin forcë e ndikim, krijon dinamikë e të ngazëllen, të bën të mendosh, të flasësh e artikulosh, të krijosh e interpretosh duke gdhendur më mjeshtri fjalën e t’i ngresh monument asaj e t’i kthej në visare pasi ndjehemi si pasardhës të Matrëngës, Buzukut, Fishtës, Gurakuqit, Nolit e Naimit, Migjenit, Bogdanit a Budit e shumë figura tjera që i dhuruan gjithçka letersisë shqiptare ndër shekuj.
Shkodrës nuk i mungon asgjë, pasi arti ka rrënjët e thella sa vetë jeta.
Shkodra ka Këngën, Vallen, Humorin si ilaçin e shpirtit, Barcaletat, Poezinë, Aktorin, Bejten, Universitetin, e mbi të gjitha Kulturën qytetare me civilizim të moderuar.
Ky fakt të lejon ta shikosh qiellin qelibarë, i cili është absolut i lirë e magjepsës dhe koha e ka këtë element që realizon kërkesat e saj, dhe harmonia e kuptimësive rivendoset nga dashuria për artin.
Të gjitha sëbashku ngjasojnë me krojet e kreshtave të cilat burimet i kanë nën luginat e maleve të larta dhe bëhen burim frymëzimi i pashtershëm për gjeneratat.
Kështu që shpesh na dhuron emocione të veçanta dhe motivacione të merituara megjithë botën e bukur të shpirtit.
– Letërsia si art profecie, të dhuron të paparashikueshmen, magjinë, të bukurën, narracionin, demaskimet e pushteteve, filozofinë, konceptimin, terapinë, të madhërishmen, muzën si Art të frymëzimit, ideja, muza e ngacmimit janë substanca të pandashme, dhe strehohesh në aureolën dominuese të specifikave inkorporuese të gjuhës e letersisë si rrëmihësit më të thellë të diamanteve, e të jep gjithë satisfaksionin e artit të fjalës.
Synojmë në punën e stafit dhe anëtarëve të klubit se do shenjohet pjekuria intelektuale nga talenti i secilit, bazuar dhe nga pervojat e thekshme personale.
“Miqt për Miqt” duhet ta kursejnë kohën apo ta shpenzojmë me ata.
Të triumfojnë sakrificat dhe kauzat duhet përqafuar fort, duke eksploruar rreth vetes por dhe grupacionit ku ne bëjmë pjesë, dhe shumë larg hamendësimeve e marramendjes se në bindje nuk mund të dominojë tymnaja që rrjedhimisht i zhubravos mendimet, e kështu hasim kuptimin e thellë të vetvetes.
Ku ka vlerësim a çmim më të lartë se arritjet që flasin pa fjalë ashtu siç thuhet “heshtja flet” ngritja e nivelit, forca e fjalës a thellësi e mendimit, zgjerimi i diapazonit, janë diploma reale e çertifikimit letrarë e një prodhimi cilësorë të letërsisë elitare.
Puna gjithmonë është kënaqësi.
Gjithçka që ne mund të ndajmë sëbashku janë sukseset e përbashkëta.
Të gjithë autorëve përcjell urimet më të përzemërta që po kontriboni në formësimin e këtij formati të ri që Klubi Letrarë Rozafa pasurohet edhe më Revistën Letrare me të njëjtin emër të ruajtur e trashëguar nga lashtësia dhe në formë të shkëlqyer dhe falenderoj perzemersisht sërish gjithë bashkëpunëtorët nga treva të ndryshme të Veriut.
Urime e suksese në mënyrë të veçantë stafit të ri dhe anëtarëve të sapo mbledhur në Klub.
Udhë e mbarë e suksese REVISTA ROZAFA 1

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.