E nisa ditën me një takim miqësor me disa nga gazetarët dhe korrespondentët e mediave në Shkodër.Diskutuam së bashku për qytetin, për problematikat që askush më shumë se sa gazetarët s’i njohin pasi janë çdo ditë në terren me komunitetin.Ky nuk do të jetë takimi i parë, por një traditë qe ne vendosëm së bashku për takime të shpeshta për të shkëmbyer idetë dhe sygjerimet e tyre për Shkodrën.Ky është infarmacioni i mëngjesit të kësaj ditë që jep vetë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci. Ndaj teksa po lexoja këtë info, mu kujtua një shprehje e të mënçmit tonë të paharruarit Akademik Ahmet Osja i cili shprehej: Ai drejtues që ka mik një gazetar, ka miq gjysmën e qytetit.Ndaj merrejeni më mënd sa miq paska në Shkodër Benet Beci , i cili këtë mënghjës paska ftuar disa nga miqt e tij gazetar.Ndaj sinqerisht z, Kryetar , duke të përgëzuar për një nisje dite kështu, kam një kërkesë për ju. Meqënse kreu u Bashkisë M.Madhe z, Tonin Marinaj , jo vetëm që nuk mbahet mënd ta fillojnë ditën me gazetarët në Koplik, por edhe përshëndetjet erastit i ka me recetë . Madje duke ftuar herë pas herë ndonjë gazetar “partie” nga qyteti i Shkodres , gazetaret në Koplik i ka abandonuar , thjesht për faktin se nuk i bëjnë elozhe, pra sikur nuk don me i treguar për problematikat që ka qyteti dhe gjithë Bashkia. Kësisojë kërkesa jonë është bëje ti këtë kompesim , kaloje “kufirin” e ures së Vrakes dhe na fto ndonjë mëngjes për bashkëbisedim , sepse shkodra na intereson edhe ne si kryeqëndër e veriut të Shqipërisë.Rrugëtim të mbar në këtë drejtim !