Shkodër, Ikën drejtori i Kadastres, në pritje të ikjes drejtori i radhës..

0

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër Genc Berhani është larguar nga ky pozicion. Drejtori Berhani mësohet se tashmë nuk do të jetë më në krye të këtij institucioni pasi është shkarkuar. Largimi i tij është zyrtarizuar prej dy ditësh ndërsa nuk ka një motivacion të mirëfilltë për shkarkimin e tij. Genc Berhani u emëruar drejtor i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër në nëntor të vitit të kaluar dhe ky emërin u cilësua në funksion të fushatës elektorale të 25 prillit.Edhe para dy viteve e gjysëm Berhani ka qenë drejtor i hipotekës kur ky institucion ishte ende pa u bashkuar me ALUIZNIN ose siç njihet legalizimet që formuan atë që sot quhet Agjencia e Kadastrës. Tashmë është mësuar edhe emri i ri i drejtorit të hipotekës në Shkodër. Ashtu siç ka ndodhur me shumë drejtori të tjera, tashmë zëvendësuesi vjen nga një qytet tjetër.Drejtori i ri i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër është Slladi Dano nga Fieri. Dano është i komanduar nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës Artan Lame për një kohë të papërcaktuar. Fakti që vijohet me komandime ose emërime të drejtorëve nga qytete të tjera në institucionet më të rëndësishme të Shkodrës nuk është se pritet edhe aq mirë.Gjithsesi sipas burimeve drejtori i komanduar Dano pritet që të mos qëndrojë shumë gjatë në këtë post për t’i lënë vendin një tjetër emri nga Shkodra. Ndryshimi pritet të ndodhë brenda dy muajve. Ndërkohë ajo që pritet është që PS në Shkodër të ndryshojë edhe disa emra të tjerë drejtorësh të cilët nuk kanë dhënë kontributin e pritshëm gjatë fushatës elektorale të 25 prillit për zgjedhjet parlamentare.Kjo nisur nga rezultati që PS mori në Shkodër duke siguruar jo më shumë se 3 deputetë nga 4 që kishte në 2017-ën. Një pjesë e këtij rezultati jo shumë të mirë mund t’i faturohet edhe disa drejtorëve të cilët në këto muaj mund të zëvendësohen me emra të tjerë. Përveç fushatës, shkarkimi i tyre lidhet edhe me shërbimin jo të duhur për qytetarët në disa prej këtyre drejtorive.Problemet me drejtorët e PS në Shkodër janë përmendur edhe gjatë mbledhjeve të ndryshme brenda kësaj force politike gjatë fushatës elektorale nga vetë socialistët. Tashmë pritet për t’u parë se cilat do të jenë ndryshimet e radhës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.