Shkodër/ Bashkisë nuk mund ti thuhet: Ç’patën me uren xhanëm?!

0
Përtej kushteve të vështira atmosferike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin, Bashkia e Shkodrës vijon punën për të përmbyllur ndërhyrjen në Urën e Vjetër të Bunës, duke bërë zëvëndësimin e të gjithë dërrasave të dëmtuara.Mund të jetë një imazh i 6 persona, makinë dhe rrugë
Eshtë një proçes pune që do të kryhet brenda pak ditësh, duke shmangur kështu çdo incident të mundshëm apo rrezik që u kanosej qytetarëve që lëviznin në këtë urë.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme
Ftojmë institucionet që kanë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e saj të veprojnë duke kryer një ndërhyrje të plotë në të gjitha elementët e saj, për të mos rrezikuar jetën e qytetarëve dhe që kjo vepër arti, monument kulture të mos shkatërrohet.Mund të jetë një imazh i 2 persona Bashkia Shkodër është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet, pavarësisht se kjo urë nuk është në pronësi/administrim të saj.Mund të jetë një imazh i 1 person, natyra, urë dhe rrugë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.