Prenda Sejdia
R e c e n s i o n

Gëzim Ajgeraj: COPËZAT E IDEALIZMIT, Roman.
Nuk e di.
Nuk e di se si i kanë ngelur gjallë ato copëza ideali, ndoshta diku mes mureve të shtëpisë.
Ndoshta, frika se mos do të binin në duart e UDB- ës, në rast të ndonjë arrestimi të mundshëm, si dhe ruajtjen sa më të mirë të konspiracionit të shokëve, arritën të mbijetojnë.
Biblioteka e kulla shkrumb iu bënë autorit, nga soldateska e pushtetit okupator.
Pak fjalë rreth kronikimit, thotë ai, të asaj kohe sa të vështirë e të dhunshme, po edhe aq krenare. Mbijetesa e tij shkëputi këto copëza idealesh për ta rikthyer në rininë e hershme plot guxim e vendosmëri. S’mendonte kurrë t’i botonte, por ato kujtime nga ditari edhe si kronikë për brezat që të shohin një copëz terr nga netët tona, thotë ai.
S’mendonte t’i botonte se letërsisë i duhen të tjera përkushtime, ndaj duke menduar në psikofilozofinë e ndërtimit të librit dhe të ngjarjeve, kryesisht me ngarkesa politike.
Respekti i idealistëve të kombit e ka vendin në roman, për vlerat e larta njerëzore që i ruajtën si gjënë më të vyer, jo për vetën, por për njerëzinë, për ta ndriçuar të paktën nostalgjinë, për guximin që kishin dikur, por dhe idealizmin kombëtar, e për t’i ushqyer brezat.
Të fshehtat ia besonte veçse nënës, vëllait e të shoqes së jetës për copëzat e kujtimeve e sidomos të idealizmit, pasi fshiheshin aspektet konspirative të veprimtarisë.
Kur e pushtonte ndonjë ndjenjë e ligë, të vëllanë e porosiste se këto shkrime duhet të shihnin dritë. Tashmë është kohë reale, madje, adekuate.
Tek shfleton romanin: “NOTICAT E IDEALIZMIT”, sikur futesh në një arkiv të pashkelur më parë.

Kronologji e ngjarjeve të rinisë së hershme akoma gjenden po aq të freskëta për autorin dhe bashkudhëtarët e tij të ilegales, në ato kohë, kur edhe ajri kishte gojë e sy.
Ishin kohë tejet të hershme, kur Gëzim Ajgeraj, afirmohet në mjedise të ndryshme si një atdhetar, që nuk kishte përgjumje, por ajo ç’ka të bën shumë përshtypje është mendja e tij shumë e mprehtë, por ama shumë distrik. Kur hyn nëpër faqet e romanit gjen aq shumë finesa, energji, optimizëm, atdhetarizëm kokë e këmbë e deri në militantizëm.
Diversiteti i ngjyrave të zgjidhjes së problemeve, të magjeps.
I zjarrtë në imponimin për zgjimin e ndjenjës kombëtare për liri e Atdhe.
“Fausti” i Gëtes, i cili gjithë jetën e ka kaluar mes librave duke studiuar, nuk do të vdesë, pa arritur kuptimin e plotë të jetës. Kur kupton se shkenca nuk i siguron kënaqësitë e jetës, ai bën një marrëveshje me djallin ( Mefistotelin ), që t’i bjerë botës pashë më pashë. Fausti tundohet nga e panjohura e mundësitë e pafundme që hapen para tij.
Udhëtimi i tij kthehet në një udhëtim simbolik, ku Fausti para se t’i dorëzohet vdekjes do të zbulonte përmasat e gjithë botës.
Ky roman nga ana letrare zë vend të veçantë për nga mënyra e të shkruarit, por tejet i veçantë për stilin që ka, pasi brenda tij gjenden aq shumë vlera reale e përkushtime të një kohe mjaft komplekse.
Skllavërimi, përgjumja, mosdija ishin këto fakte që kishin hedhur terrin mbi Kosovën e viteve të 50-80 të shekullit XX.
Ndaj, Gëzim Ajgeraj, autori i këtij romani, i cili e shkroi mbi bazën e dorëshkrimeve, ku faktet janë reale sy e faqe botës, ku zgjuarsia e vizioni për Kosovën të lirë e vetëqeverisëse në liri me të drejta të plota, e bënte autorin të ishte i zjarrtë për çështjen kombëtare, të zhvillonte aktivitete, të merrte vendime, të ishte i kujdesshëm. Të nguliste në mendjet e njerëzve urrejtjen për armikun më të përbetuar.
Të ngrinte popullsinë në demonstrata e plot veprimtari të fshehta të këtij lloji.
Ky roman është pjesë e letërsisë martire, ndoshta, ndër më heroiket e letërsisë që u lëvrua në kohë të vështira, e shkruar fshehurazi nga pushteti i kohës në dorëshkrime që sjell ato realitete, që
pa to s’do ishte e plotë, ndaj do t’i mungonin kohës. Por, së fundmi sjell vetveten si pjesë e vyer e letrave të përbashkëta shqipe.
Konciziteti i të shprehurit e ktheu këtë roman në një libër të hapur letrar, një roman gjithnjë në pritje për t’u interpretuar në mënyra të ndryshme.
E gjithë romani në vetvete është një metaforë e madhe – metafora e jetës njerëzore.
Në planin estetik, e bukura dhe tragjikja, seç krijojnë ndjesinë se nuk qëndrojnë pa njëra- tjetrën. Në luftën kundër okupatorit më të egër të Evropës Lindore siç ishte Serbia.
Ajgeraj kërkonte të drejtat e popullit, për shkollim, qasje në institucione, në simbole e të drejta kombëtare, luftonte çdo padrejtësi që buronte nga qeverisja e Kalamegdanit nën dhunën e terrorin e pashoq, me një ashpërsi të tejskajshme, e thelluar në varfëri e skamje.
Synimet e Ajgerajt pa çka se në rininë e tij të hershme të ngjall kureshtjen e një idealisti dhe veprimtari të zjarrtë, me burim të pashtershëm idesh e energjish, tejet i aftë të veprojë, i mprehtë për të mos u zbuluar.
Romani: “NOTICA E IDEALIZMIT” është karakteristike e stilit të Koliqit. Është tamam gjurmimi në thellësitë psikologjike të njeriut, i cili trajtohet midis mëdyshjeve të kushtëzimeve patriarkale dhe shndërrimeve të reja, pra lufta për zgjimin e popullsisë mbi tiranin.
Është e rëndësishme për shkak të origjinalitetit, veçanërisht për historikun e këtij zhanri letrar.
Me përvojën e këtij romani realist e klasik dhe shtrirja e gjerë epike e rrëfimit dhe potencialit ishte i papërsëritshëm në depërtimin dhe ndriçimin e mendjeve të popullit dhe kohës, për të cilën është shkruar, ku ai synonte që urat e lidhjes të ishin kudo mes shqiptarëve të Kosovës.
Në shpirtin e Ajgeraj ishte ngritur ajo foleja e hekurt dhe tejet inatçore, që kërkonte veçse të ndëshkonte, të shkundte, të shponte e të ngrinte peshë. Vullneti i fuqishëm me shtysë të jashtëzakonshme e bënte kërdinë, për të hedhur poshtë një botë të stërmadhe dhe të stërbaltur, dhe ta ndërtonte atë vetë nga e para, ama ta ndërtonte sipas dëshirës së vet, por edhe të një bote tejet demokratike, ku të mbizotëronin rregullat.
Ajgeraj qe një atdhetar i flaktë, i rreptë, ama atdhetar i lindur e me shpirt të pasur e fisnik.
Nuk kërkonte shumë, veçse një Atdhe të lirë e të paqtë. Në ato kohëra ndjente mall gjithë prush e zjarr, për gjithçka, ku të gjithë filluan ta donin, ta përkrahnin e ta dëgjonin.
Edhe ai seç kaloi periudha, madje, tejet të vështira për arsye që diheshin, të cilën e duroi me një forcë të madhe të brendshme e të paepur te të tjerët.
Një ndikim i shtrirë në gjerësi e thellësi, arrihet vetëm nëpërmjet asaj shkrirjeje fort të rrallë, pra identitetit të njeriut gjenial me traditën e kohës vet, ku lufton si uji me zjarrin, ama ka guxuar të luftojë për të qenë qytetar i lirë i botës.
Artisti me Ajgeraj shkojnë më së miri.
Ajo që krijoi Ajgeraj në këtë roman, qëndron e fortë dhe e sigurt mbi themelet e traditës, por dhe revolucionin që i buron nga shpirti, madje, e përçon fort mbi krahët e Atdheut, si një zë i fuqishëm që oshtima e piskama i dëgjohet skajeve të Atdheut, pasi nuk ndjehet rehat brenda sferës së mëmëdheut, që ishte total i rebeluar. Në rrugën e tij ishte fort i sigurt në vetvete, ku në çdo skaj përballej me egërsinë, të panjohurën – frika e mosbesimi qenë pjesë e përditshmërisë.
Ajgeraj vëren bashkëkombësit se koha i kishte vënë nën rrogoztë, lodhja e rraskapitja, por ama, i kujdesshëm ai mbeti gjithmonë pranë vatrës së mëmëdheut.
Ajgeraj e dallon flakën e botës që e rrethon e lëmshin e zjarrtë tek rrotullohet nga njëri cep i Ballkanit në tjetrin, ndonëse, vështrimin e tij e kredh në mjegullnajë. Djaloshi mblodhi heronjtë e udhët, ua gjeti, e që me pahir e entuziazëm donin ta kthenin rrotën e kohës të ecte nga perëndimi, t’ia jepnin sërish botës vrullin marramendës, ama detyrimisht do të ndiqnin akoma skajet më të fshehta, të cilat takohen në orbitat e tyre dhe vlerësohet forca e tij vitale.
Thellë në nëntokën e shpirtit të tij, tradita ka depërtuar me rrembat e saj. Ai që kërkon ta shkulë dardanin, shqyen organizmin e vdes nga plagët e marra prej kohës. Kështu që edhe Ajgeraj është pikërisht ai tis i artë mbi jetën e zakontë të mëmëdheut, në itinerarin e vazhdueshëm mes mugëtirës së plumbtë, por ai kthehej në shpirt të flaktë e të rrallë, i cili ka çarë vetë në jetë, por ai mendonte se…
Lufta shekullore, përpjekjet, rëniet e ngritjet, konspiracioni i lartë apo funksionime e mosfunksionime.
Kufizimet në biseda apo shfaqje idesh.
Ama republika ishte fillimi i udhëtimit të kërkesave.
Demonstratat, burgosjet në radhët e ilegales, me akuza nacionaliste e irredentiste. Luftë me një shtet të sofistikuar, me ushtri, autoblinda, kazerma, artileri e aviacion.
Kolaboratorët shqetësim më vete qenë.
Shkrim parullash apo shpërndarje pamfletesh.
Aksion i pandërprerë, apo ngritje e një qendre artistike për ta shfrytëzuar për ilegalen.
Vetëdijesimi i popullsisë për bashkim me lëvizjen për çlirim.
Mobilizim i përgjithshëm, zgjerim i përkrahjes.
Ngjarje të tilla të pazakonta u sillnin komplikime shtetit e popullatës, pasi edhe popullata shqiptare e ndarë në ide: dikush përkrahte lirinë, të tjerët mendonin për rehatinë që po ju prishej.
Por, Ajgeraj dhe bashkëpunëtorët e tij qenë top – sekret. Kjo ishte pika e fortë e nisjes së një shtegtimi të jashtëzakonshëm për të kërkuar dritën, që do të ndriçonte Atdheun.
Shtegtimet e Haroldit janë larg së qenit turistike. Fakti që ai largohej përgjithmonë nga Atdheu i tij, do të thotë se Bajroni kishte një nevojë të thellë shpirtërore për të gjetur një Atdhe të dytë, siç ndodhi edhe më pas në të vërtetë.
Kjo bën që gjatë shtegtimeve të tij në vende të ndryshme, ai të mos mbetet, thjesht, një soditës apo mbledhës materialesh e faktesh.
Bajroni i përjetoi ngjarjet që përshkoi në thellësinë e shpirtit tij.
Dhe, është ky përjetim i thellë që e bën kaq madhështorë romanin: “NOTICAT E IDEALIZMIT”.
Ashtu si Haroldi përqafoi idealet e një brezi të tërë intelektualësh – evropianë.
Ku roman është shkruar plot art, me besim në vetvete, ku përcakton qartë origjinalitetin. Jam e bindur se autori për të shkruar një roman për veten është forma më e mirë e më e përshtatshme për ta shpalosur potencialin e kamufluar mbi tre dekada, që ishte brenda artit dhe magjisë së tij, ku përvojat e jashtëzakonshme janë shkëndijat në hapësirat e artbërjes, e për ta ndriçuar fuqinë e tij, por që na magjeps në tërësi.
Kur flasim për romanin, kemi parasysh se po flasim për majat e letërsisë shqipe, me gjithë artin e fjalës, por edhe fuqinë e veprimit, si forcë që arrin të na pushtojë dhe na bën për vete, kur e lexojmë atë.
Nëse arrijmë të vërejmë pikat në roman, sigurisht se ndjejmë artbërjen, ndjenjën, klithmën, ndjenjën e shpirtit dhe motivin e caktuar për vdekje a liri.
Sigurisht se magjia e ndjenjave të tij që ka për artin dhe mjeshtëria që paraqet, bëhen pasqyra e refleksioneve të tij edhe për ndjenjën e akceptimit që ndjen lexuesi.
Sigurisht që këto shkëndija, do të jenë dritënxitëse edhe për të tjerët, pra, fjala është për auditorin e gjerë.
Pikërisht brenda këtij fenomeni është e magjishmja në roman.
Në romanet e Ajgeraj nuk ka pika të vdekura, shtigje të shkreta a gurishte, ndër to ka zbaticë e baticë ndodhish, me ngjarje të pafundme e të paanë – si deti.
Lezhë, 2025